Një makinë është gjetur e djegur në Pyllin e Sodës që dyshohet se është i autorëve që ekzekutuan Gentjan Qarrin në mes të Vlorës pak minuta më parë. Brenda automjetit është gjetur edhe një kallashnikov tip "Sharrs" që mendohet se me të mund të jetë ekzekutuar 40-vjeçari.
Gjatë krehjes së zonës nga policia është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Toyota Yaris” me targa IKA 3066 me targa greke, ngjyrë gri, që dyshohet se ju perket autorëve.
Lajmi kryesor: