Policia greke në vendngjarje
Vetëvritet autori i masakrës në Larisa të Greqisë. Dimitris Koltsidas, ish-kandidati për deputet i “Agimit të Artë” u gjet i pajetë pas disa orësh rrethimi nga policia greke në zdrukthtarinë ku ai prej ditës së djeshme kishte vrarë dy personat me të cilët kishte marrëdhënie biznesi si pronar i subjektit, dhe që pretendonte se nuk i kishin shlyer detyrimet për disa pajisje të blera.
Vetë biznesmeni 60-vjeçar kishte denoncuar krimin vetëm mëngjesin e sotëm, teksa negociatat që zgjatën disa orë dështuan në momentin e fundit. Me kallashnikov dhe granatë në dorë ai nuk pranoi të dorëzohej, teksa pas disa të shtënave në ajër me armë, e drejtoi nga vetja dhe i dha fund jetës.
Avokati i tij, Stelios Sourlas, i cili foli me gazetarët pas ngjarjes tragjike, tha se autori ishte i vendosur dhe në komunikimin e tyre të fundit i tha:
"Më vjen mirë që të takova, merre në dorë funeralin tim".
“Menjëherë më pas, siç përshkroi ai, u dëgjuan të shtëna armësh dhe një zhurmë si shpërthim granate".
Ai tha gjithashtu se 60-vjeçari po përballej me një problem të rëndë shëndetësor dhe ishte në fazën përfundimtare.
Lajmi kryesor:
Greqi/ Ish-kandidati i 'Agimit të Artë' bën masakër në Larisa, ekzekuton 2 borxhlinjtë dhe më pas vetëvritet! Avokati: Më la amanet funeralin, ishte i sëmurë rëndë (EMRI+VIDEO)
A.Q/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)