Kosova & Rajoni

Greqi/ Ish-kandidati i 'Agimit të Artë' bën masakër në Larisa, ekzekuton 2 borxhlinjtë dhe më pas vetëvritet! Avokati: Më la amanet funeralin, ishte i sëmurë rëndë (EMRI+VIDEO)

9 Shkurt, 13:17| Përditesimi: 9 Shkurt, 16:13

  • Share

Greqi- Një thriller i vërtetë me 3 viktima ka ndodhur orën e fundit në Gonnoi të Larisës në Greqi, (9 Shkurt).

Dimitris Koltsidas, një 60-vjeçar ish-kandidat për deputet i Agimit të Artë dhe njëkohësisht pronari i një zdrukthtarie, ka vrarë 2 persona, pas një konflikti me motive ekonomike, me të cilët kishte edhe marrëdhënie pune.

Shumë orë negociata me avokatin e tij dhe policinë nuk mjaftuan për vetëdorëzim, teksa pas refuzimit, në orët e pasdites së sotme, është vetëqëlluar për vdekje me të njëjtin automatik kallashnikov që vrau dy të tjerët.

Sipas raportimeve të para nga media e vendit fqinj, viktimat janë romë nga zona e Magnezia dhe kanë pasur marrëdhënie pune me autorin. Mësohet se vetë autori Dimitris Koltsidas ka thënë se kishte vrarë dy personat. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (8 Shkurt), por autori ka qëndruar me viktimat për më shumë se 24 orë dhe ka raportuar krimin vetë në polici ditën e sotme.

Politikani i armatosur rëndë, i pozicionuar me barrikadë në zdrukthtari, kërcënoi ehde me hedhje granate. Situta u rëndua pas mbërritjes së forcave dhe frikës së autorit, pasi pretendonte se ishte dhunuar dhe i kërcënonte me granatë. Ai kishte pasur precedentë penalë për dhunë në familje dhe ka qenë kandidat për deputet me Agimin e Artë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të forta policore, ndërsa ka mbërritur edhe një ekip i i Forcave Speciale nga Selaniku, si dhe një negociator policie, por pa sukses. As avokati i tij nuk e bindi dot, të cilit i la amanet ceremoninë e varrimit. Mbrojtëi ligjor tha se biznesmeni kishte probleme të rënda shëndetësor dhe sëmundja ishte në fazën përfundimtare.

Ai mbërriti rreth orës 11:30 të mëngjesit në vendngjarje dhe ka tentuar ta bindë të dorëzohet, por siç tha ai, klienti i tij “ishte i vendosur”. Edhe pse fillimisht pati shenja për një dorëzim dhe arrestim, kjo fatkeqësisht nuk ndodhi.

60-vjeçari Dimitris Koltsidas pretendonte se viktimat e kishin mashtruar në blerjen dhe shitjen e makinerive dhe ndërkohë që duhej t'i jepnin 32 mijë euro, por i dhanë vetëm 2 mijë.

“Prej mëngjesit të sotëm ka nisur një operacion policor në zonën Gonnoi të Larisës, për shkak të një vrasjeje me dy persona. Në vendngjarje ndodhen një negociator dhe ekipe speciale të Policisë Greke për të përfunduar operacionin. Luten qytetarët të shmangin zonën dhe të respektojnë udhëzimet e policisë”, ishte njoftimi paraprak i policisë greke, sipas mediave.

Avokati i autorit, Stelios Sourlas, tha se po përpjekjet dështuan në fund.

Pamje vendi ku ka ndodhur ngjarja, në Larisa

Ora 15:34
Ekzekutoi 2 persona për borxhin, vetëvritet ish-kandidati i ‘Agimit të Artë’! Avokati: Fjalët e fundit ishin që të kujdesesha për funeralin, ishte i sëmurë rëndë

Policia greke në vendngjarje

Vetëvritet autori i masakrës në Larisa të Greqisë. Dimitris Koltsidas, ish-kandidati për deputet i “Agimit të Artë” u gjet i pajetë pas disa orësh rrethimi nga policia greke në zdrukthtarinë ku ai prej ditës së djeshme kishte vrarë dy personat me të cilët kishte marrëdhënie biznesi si pronar i subjektit, dhe që pretendonte se nuk i kishin shlyer detyrimet për disa pajisje të blera.

Vetë biznesmeni 60-vjeçar kishte denoncuar krimin vetëm mëngjesin e sotëm, teksa negociatat që zgjatën disa orë dështuan në momentin e fundit. Me kallashnikov dhe granatë në dorë ai nuk pranoi të dorëzohej, teksa pas disa të shtënave në ajër me armë, e drejtoi nga vetja dhe i dha fund jetës.

Avokati i tij, Stelios Sourlas, i cili foli me gazetarët pas ngjarjes tragjike, tha se autori ishte i vendosur dhe në komunikimin e tyre të fundit i tha:

"Më vjen mirë që të takova, merre në dorë funeralin tim".

“Menjëherë më pas, siç përshkroi ai, u dëgjuan të shtëna armësh dhe një zhurmë si shpërthim granate".

Ai tha gjithashtu se 60-vjeçari po përballej me një problem të rëndë shëndetësor dhe ishte në fazën përfundimtare.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 10/02/2025 08:41

    e ka fajin Rama dhe per kete-keto…nuk rrihet me ketu zoti kryeminister!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?