Ky është Jorgo Leku, 41 vjeçari i rrezikshëm shqiptar i arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë pasi akuzohet se ka vrarë një nga ekzekutorët e Sokol Çapjas, Gentian Beqirin së bashku me babain e tij.
Report Tv mëson se Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave. Ai është njeriu që dyshohet se ka nisur 173 kg kokainë nga Pireu ne Durrës që më pas doli se ishte oriz.
41 vjeçari është pjesë e një klani shumë te fortë kriminal në Elbasan, me konkretisht e grupit të Çapjave.
Leku i cili ka lindur në Elbasan, por me banim në Gjirokastër njihet edhe me emra të tjerë si Olsi Leka, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou.
Lajmi kryesor:
Vrau babë e bir në Elbasan, arrestohet në Greqi Jorgo Leku, një nga autorët e ekzekutimit të armikut të Sokol Çapjas
//ReportTv.al