Ekzekutoi dy motrat që i kishte të dashura/ Mediat greke në alarm për Përparim Ademin: Vrasja që 'zbuloi' tregtinë e foshnjave në Selanik

5 Janar 2021, 18:59| Përditesimi: 5 Janar 2021, 19:06

  • Share

1609515790_1609494101perparimadeemi.jpg

Ngjarja e rëndë e Astirit në Tiranë, ku Përparim Ademi vrau dy motrat që i kishte të dashura, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave më të mëdha greke.

Protothema shkruan sot se nga kjo ngjarje kanë dalë edhe detaje për një trafikim të mundshëm të foshnjave në Selanik.

Sipas ERT, autori 59-vjeçar i këtij krimi, i quajtur Përparim Ademi, po përballet me një sërë krimesh të rënda në tokën Greke . Në mënyrë të veçantë, të afërmit e viktimave ankohen se ai i la shtatzënë dhe më pas i detyroi të shesin fëmijët e tyre.

Nga dëshmitë që transmetohen edhe nga mediat greke vrasësi nuk ishte vetëm në Greqi me dy viktimat, por edhe me gruan e tij, e cila dyshohet se u pajtua për "shitjen" e foshnjës së tyre!


Lajmi kryesor:

'Ka shitur 10 fëmijë që i kishte me to'/Alarm edhe në mediat greke: Vrasja që 'zbuloi' tregtinë e foshnjave në Selanik! Përparim Ademi nën akuzë dhe për trafik


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?