ELBASAN- Në një hark kohor brenda 60 sekondash është ekzekutuar mëngjesin e sotëm, teksa pinte kafenë, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës (në kërkim për grabitjen e Rinasit më 9 prill 2019). Tre persona të maskuar si policë kanë zbrazur rreth 20 plumba, të pa shqetësuar nga askush, ku një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjerët me pistoleta, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Çelës.
Report Tv mëson se kamerat e sigurisë kanë kapur tre autorët, të cilët zbritën nga mjeti 'Renault' dhe qëlluan në drejtim të Çelës, ndërkohë që pak minuta më pas kjo makinë me targa AA 876 DC u gjet i djegur, pak km nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në fshatin Murras.
Ekzekutimi mafioz ka ndodhur rreth orës 05:45, atëherë kur Çela konsumonte çdo mëngjes kafenë, për shkak se punonte taksist ku priste udhëtarë që vinin me autobusë nga Greqia. Makina e tij tip "Benz" me targa AA 020 UZ, që e përdorte si taksi ishte parkuar në hyrje të lokalit në Bradashesh, ku Çela po konsumonte kafenë. Pronari i hotelit ku u ekzekutua Çela tha se kishte dëgjuar zhurmë, e ndërsa e cilësoi atë si një njeri shumë të mirë, aspak problematik.
Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ajo çfarë ka mbetur nga ai ekzekutim është çakmaku dhe cigaret e Çelës, teksa në muret e lokalit janë të dukshme shenjat e plumbave. Në vendngjarje janë sekuestruar 20 gëzhoja. Forca të shumta të RENEA-s janë përqendruar në Bradashesh ku po zhvillojnë kontrolle të shumta dhe kanë ngritur postoblloqe. Deri tani janë shoqëruar 6 persona nga dy familje që mendohet se mund të kenë dijeni apo të dhëna për ekzekutimin e Bujar Çela.
Pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjen kriminale të vëllait të tij, Talo Çela në grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për disa vrasje në Durrës, mes tyre dhe vëllezërve Haxhia në Durrës.
Policia e Elbasanit dhe Renea kanë ngritur postoblloqe në rrethrotullim e Brandasheshit, dyshohet se ky kontroll po bëhet në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës.
Report Tv është zhvendosur në Bradashesh , në vendin ku është ekzekutuar Bujar Çela. Siç shihet në pamjet që Report Tv shenjat e plumbave janë të dukshme në ambientet e lokalit, ku po konsumonte kafenë e mëngjesit Çela. Në tavolinë ka mbetur çakmaku dhe cigarja që konsumonte Çela.
Kamerat e sigurisë në lokal, shenjat e plumbave dhe çakmaku në tavolinë
Report Tv mëson se kamerat e sigurisë kanë kapur tre autorët të cilët kanë ekzekutuar vëllanë e Talo Çelës, të cilët zbritën nga mjeti 'Renault; që u gjet i djegur disa km larg vendngjarjes. Mësohet se një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjetër me pistoleta të cilët kanë qëlluar me breshëri armësh në harkun kohor prej 60 sekondash, të pa shqetësuar nga askush duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjen kriminale të vëllait të tij, Talo Çela në grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për disa vrasje në Durrës. Në vendngjarje janë sekuestruar 20 gëzhoja.
Report Tv ka siguruar dëshminë e pronarit të lokalit, ku u ezkekutua Bujar Çela. "Pinte kafe në mëngjes. S'ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë- shumë i mirë. Isha brenda kur ndodhi ngjarja", thotë ai, teksa shihet shumë i qetë duke larë me zorrë uji gjakun e mbetur nga vrasja.
Report Tv ka siguruar foton e Bujar Çelës, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm teksa pinte kafenë e mëngjesit.
Viktima Bujar Çela
Report Tv mëson se Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, punonte si taksist pa licencë. Ai priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.
Makina që Bujar Çela përdorte për të punuar si taksist
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës, Bujar çela. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se kanë qenë tre persona, të veshur me uniformë policie që kanë hyrë në lokal dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, teksa po pinte kafenë e mëngjesit. Mjeti që po shihni në foto është makina në pronësi të Bujar Çelës. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se zona është e monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes.
Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.
Talo Çela, vëllai i viktimës
Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.
Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
Vëllezërit Haxhia të vrarë në Durrës
Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela. Mësohet se ai është ekzekutuar teksa po pinte kafenë e mëngjesit në një lokal në Bradashesh.
Gjendet një makinë e djegur në fshatin Murras, dyshohet se u përket autorëve. Report Tv sjell foto nga automjeti i djegur, tip 'Renault' me targa AA 876 DC.
Bravo cuanve te reneas ngrini postoblloqe se do vin vrasesit te marin makinen e djegur ta shesin per hekur bravo dhe lleshit ajo bmw jote zotri lleshi versiioni baz dmth me e lodhura fillon nga 97 mij euro gjer ne 170 e me tutje shikoje njeher ca i keni ber ketij vendi po ☝️Zoti eshte i madh mbase ndonje nga keta plumba qorra u kap ndonje njeri qe keni me shum ne zemer te shikoni si eshte dhimbja pastaj
PërgjigjuKy Talo Cela i papame ne mengjes pi kafe me te ne darke te fut plumbin dhe thote e kisha mik.Me eurot qe ka ne perdorim do mbaj nje ushtri te tere dhe shume shpejt do godasi.
PërgjigjuE cfare vlere ka tani qe i vrane vellain per faj te tij??? Ky bam, ata te tjeret bam. I rrofshin leket dhe jeta e qenit qe ben.
Po e lyve doren me mjalt te vin grenzat mbrapa e ska qeveri te te bej derman po te pakten mos ket te pafajshem ne vend ngjarje sa per opoziten di lehin se ska rrug gjeter
PërgjigjuNgjarje e paralajmeruar.
PërgjigjuOre mos u beni budallenj edhe tendencioz mos e politizoni, ai qe ka esape per te lare do ti laj heret ose vone. Nuk ka Llesh edhe Rame ne bote qe ti ndaloj. Tjetri ka vrare do te vrit harroeni ate muabet.Dashte zoti mos vriten te pa fajshem
PërgjigjuKeta te prisnin te pakten se taulanti me lleshajn sa dhan dhe gjith ate deklarat kemi sjell laraskat ne elbasan tha lleshaj do bejm namin.
PërgjigjuI hengren leket e Rinasait 7 a 8 ne burg 5 a 6 te vrare, tafmaja e madhe te le pa gje.
PërgjigjuJasha Albanistani, ose me sakte Afganistani. Ku eshte ai derdimeni ministri syleshi. Edi Rama, qerohu bashke me turmen pa tru, qe po "drejton" kete vend.
PërgjigjuO shqupi, te jap te drejt per ministrin, ja e qeruham dhe Edin, po pastaj ke do vem? Lulin?Monen? Ik e shok mo na hap barkun
Po ca tu desh intervista mor Talo, e more ne qaf vllane, keshtu eshte kur bo pastrusin, heret a vone fillojne te pastrojne.
PërgjigjuKetyre dhe u kerkohet lekura, dhe nuk rrin dot pa e "konsumuar" kafen e mengjezit ne lokal. Popull rrote ky i yni.
PërgjigjuKY e ka honger nga vllaij o bylmet, shpejt ti kane lidh telat kete radhe o Tale.
un akoma nuk kuptoj se si ky lleshi a preshi ca ka emrin nuk jep doreheqjen! ka qene ministri me i dobet i brendshem i te gjitha kohrave. policia me te lulezoi ne mos zbulimin dhe mos parandalimin e krimit
PërgjigjuNuk ka faj lleshi por qeveria qe lejon drogen te trafikohet haptas nga te gjitha anet.
Zbulimi i ngjarjeve te renda, autoreve e motiveve, eshte ne vetvete parandalim. Per aq kohe sa kjo nuk behet si duhet, zinxhiri i vrasjeve e krimeve veshtire te keputet. Eshte reklamuar krijimi i disa strukturave antikrim ne polici, por efektiviteti i tyre nuk po duket akoma.
PërgjigjuWelcome to Albania
Te vritesh per zararet e vellait nderkohe qe punon taksist qne fshat qe te nxjerresh buken, e tmerrshme.