Elbasan/ Invalidët: U futëm në grevë se s’na dhanë zgjidhje, shërbimi social na gënjeu, s’na priti në takim

24 Dhjetor 2022, 11:08| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 15:25

  • Share

 

Invalidët e Elbasanit janë futur në grevë pas vendimit të CMAP epror për t’iu hequr pagesën prej 16 mijë lek në muaj, pjesë e paketës higjeno-sanitare. Një prej invalidëve thotë për mediat se e morën këtë vendim pasi Shërbimi Social i ka gënjyer. Ai thotë se u kishin premtuar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk u pritën.

Invalidi thotë se do të vijojnë grevën derisa të marrin një zgjidhje, madje paralëjëmrin se do të shkojnë edhe në masa ekstreme, të digjen me benzinë.

“Kjo ndodhi sepse ne dolëm të zhgënjyer, Drejtoresha e shërbimit social na tha dilni nga greva, se ditën e hënë do ikni në Tiranë takim tek Shërbimi Social. Fola në telefon me drejtoreshën e përgjithshme të shërbimit social, na premtuan se do na sjellin makinë me na marr. Ajo e Elbasanit nuk u duk fare, morëm taksi shkuam në Tiranë dhe pastaj na lajmëruan se nuk do shkoni te Shërbimi Social por tek kempi epror. Aty kemi prit 1 orë e 30 minuta. Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi social duan të mbulojën zullumet, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Unë me shtyllë kurrizore 98% të dëmtuar, me rezonancë, nuk e morën përsipër. Dosja ime do të shkojë në gjykatë të Strasburgut nëse nuk gjendet drejtësi.

Ne s’kemi lekë të bëjmë kallëzim penal, do marrim një vendim tjetër. Do rezistojmë 10 ditë-15 ditë. Do digjemi brenda në zyrë me benzinë e hajd mirupafshim. Bëhemi ne shembull dhe shpëtojnë të tjerët. Unë 300 mijë lekë i dua për shërbimet e mia personale. Unë nuk tërhiqem, pa fol para drejtësisë ata hajdutë që kanë marrë këta vendime, s’do dal nga greva. Do kërkoj shkarkimin e atyre. Ma jep ligji, nuk ma japin këta spiunë, e oligarkë që bëjnë pazare. Nuk i hiqet kempi atij zotërisë atje. Si e mori guximin KEMPI Epror. Të vret zoti. Ata janë bërë grup bashkë dhe bëjnë pazaret e tyre. Do kërkoj shkarkimin, derisa e drejta ime dhe e këtyre që qajnë në Elbasan të vihet në vend", shprehet ai. 

Në fund ai thotë se beson se kryeministri Edi Rama do t’i japë zgjidhje këtij problemi.

"Kam besim që ai ka një farë burrnie. Ai do e ndjekë situatën me vëmendje dhe s’do na lërë në grevë urie dhe problemi ynë do marrë zgjidhje", përfundon ai. 


Lajmi kryesor:

Iu hoq paketa higjieno-sanitare 16 mijë lekë nga Ministria, 5 invalidë në Elbasan në grevë urie: Muaji i tretë që s'e marrim, Rama të na japë zgjidhje


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?