ELBASAN- Vigjilja e Krishtlindjes i ka gjetur invalidët e Elbasanit në grevë urie. Vetëm 5 prej tyre kanë vendosur që të futen në grevë, për shkak se CMAP epror u ka hequr padrejtësisht pagesën prej 16 mijë lekë në muaj pjesë e paketës higjieno-sanitare. Kështu nga 40 mijë lek në muaj që merrte një person me aftësi të kufizuara tani merr 24 mijë lek në muaj.
Invalidët e kishin paralajmëruar edhe më parë grevën e urisë, por sipas tyre kishin rënë dakord që do të zhvillonin një bisedë me përfaqësues të Shërbimit Social në Tiranë për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate. Një prej tyre, tregon thotë për Report Tv se Shërbimi Social nuk i priti në takim dhe për këtë arsye do ta vijojnë grevën derisa të marrin drejtësi.
“Drejtoresha e shërbimit social na tha dilni nga greva, se ditën e hënë do ikni në Tiranë takim tek Shërbimi Social. Fola në telefon me drejtoreshën e përgjithshme të shërbimit social, na premtuan se do na sjellin makinë me na marr. Ajo e Elbasanit nuk u duk fare, morëm taksi shkuam në Tiranë dhe pastaj na lajmëruan se nuk do shkoni te Shërbimi Social por tek kempi epror”, thotë një prej invalidëve.
"Kërkesat e mia janë, se mua më kanë heq paketën higjeno-sanitare. Është me logjikë, pa gjymtyrë dhe të ma heqin. U paraqitën te KEMPI, më thanë nga ca vuan. Shko se do vi dosja dhe s’kemi marrë përgjigje, I jam drejtuar grevës të marrë zgjidhje, me 120 mijë lekë të vjetra nuk jetoj dot. Jam vetë i katërt, me gruan dhe kalamaj. Më kanë hequr 160 mijë lEkë, marr 120 mijë lek. Nuk del as për ilaçe, as për ujë, drita, as për t’u ushqyer", thotë një tjetër.
Pagesa prej 16 mijë lekë u është hequr prej tre muajsh, ndërsa ata thonë se kjo është e padrejtë pasi pjesa e kempit që marrin nuk u mbulon të gjitha shpenzimet. Nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga institucionet, një prej tyre tha se do të shkojë deri në masa ekstreme, si vetëflijimi me benzinë.
“Do digjemi brenda në zyrë me benzinë e hajd mirupafshim. Bëhemi ne shembull dhe shpëtojnë të tjerët”, tha ai.
Një thirrje patën edhe për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkuan që të vërë dorën në zemër dhe t’i japë zgjidhje këtij probleme, pasi kanë mbetur në gjendje të vështirë ekonomike në prag të festave të fundvitit.
Invalidët merrnin një pagesë prej 40 mijë lekë në muaj, por me heqjen e paketës higjieno-sanitare 16 mijë lekë, tashmë ata marrin 24 mijë lek në muaj. Ndarja e pagesës bëhet 12 mijë lekë në muaj për paaftësinë për të punuar, 10 mijë lekë shkojnë për shoqëruesin dhe 2 mijë lekë për pagesën e dritave.
Prindi i një prej invalidëve të futur në grevë urie në Elbasan thotë për mediat se kanë tre muaj që u është hequr paketa higjeno-sanitare prej 16 mijë lekësh. Ai tregon se djali i tij është i sëmurë prej 33 vitesh dhe kërkon që kjo pagesë t’iu rikthehet. Ai pati edhe një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, ku i bërë thirrje që t’i japë zgjidhje këtij problemi, pasi kanë mbetur me lot në sy në prag të festave të fundvitit.
“Kam 33 vjet që i shërbej djalit. Nga 2009 e këtej jam i divorcuar dhe i shërbej vetëm djalit. Mund të hecë e metra dhe këputet, do patjetër ndihmë. Si ka mundësi ti ndërpritet këtij. Jetoj në bashkinë Cërrik, të gjithë të tjerët punojnë, si ka mundësi ti hiqet këtij. Ky është muaji i tretë. Po rrimë me lot në sy, ta shijosh ditën e festës e ta kalojmë të gëzuar. Jo të presësh bukën e një invalidi, ilaçet i mban gjithmonë me vete. 60 mijë lekë dua vetëm ilaçe. Na duket katastrofë, ca bëhet me këto lloj robsh apo e kanë vetë në terezi dhe flakin shtresën e varfër. I bëj thirrje kryeministrit se nuk e kemi politikisht, të vë dorën në zemër, të shikojë ligjin. Me ca ta ushqej djalin”, tha ai.
Invalidët e Elbasanit janë futur në grevë pas vendimit të CMAP epror për t’iu hequr pagesën prej 16 mijë lek në muaj, pjesë e paketës higjeno-sanitare. Një prej invalidëve thotë për mediat se e morën këtë vendim pasi Shërbimi Social i ka gënjyer. Ai thotë se u kishin premtuar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk u pritën.
Invalidi thotë se do të vijojnë grevën derisa të marrin një zgjidhje, madje paralëjëmrin se do të shkojnë edhe në masa ekstreme, të digjen me benzinë.
“Kjo ndodhi sepse ne dolëm të zhgënjyer, Drejtoresha e shërbimit social na tha dilni nga greva, se ditën e hënë do ikni në Tiranë takim tek Shërbimi Social. Fola në telefon me drejtoreshën e përgjithshme të shërbimit social, na premtuan se do na sjellin makinë me na marr. Ajo e Elbasanit nuk u duk fare, morëm taksi shkuam në Tiranë dhe pastaj na lajmëruan se nuk do shkoni te Shërbimi Social por tek kempi epror. Aty kemi prit 1 orë e 30 minuta. Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi social duan të mbulojën zullumet, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Unë me shtyllë kurrizore 98% të dëmtuar, me rezonancë, nuk e morën përsipër. Dosja ime do të shkojë në gjykatë të Strasburgut nëse nuk gjendet drejtësi.
Ne s’kemi lekë të bëjmë kallëzim penal, do marrim një vendim tjetër. Do rezistojmë 10 ditë-15 ditë. Do digjemi brenda në zyrë me benzinë e hajd mirupafshim. Bëhemi ne shembull dhe shpëtojnë të tjerët. Unë 300 mijë lekë i dua për shërbimet e mia personale. Unë nuk tërhiqem, pa fol para drejtësisë ata hajdutë që kanë marrë këta vendime, s’do dal nga greva. Do kërkoj shkarkimin e atyre. Ma jep ligji, nuk ma japin këta spiunë, e oligarkë që bëjnë pazare. Nuk i hiqet kempi atij zotërisë atje. Si e mori guximin KEMPI Epror. Të vret zoti. Ata janë bërë grup bashkë dhe bëjnë pazaret e tyre. Do kërkoj shkarkimin, derisa e drejta ime dhe e këtyre që qajnë në Elbasan të vihet në vend", shprehet ai.
Në fund ai thotë se beson se kryeministri Edi Rama do t’i japë zgjidhje këtij problemi.
"Kam besim që ai ka një farë burrnie. Ai do e ndjekë situatën me vëmendje dhe s’do na lërë në grevë urie dhe problemi ynë do marrë zgjidhje", përfundon ai.
Me ato para bleme drone /Bajraktar/,satelite dhe restauruam bustin e shembur te nje tradhetari,me vjen keq qe nuk jeni //investitore strategjike//,apo //start-up//-er,do t'ju siguronim falas jo vetem pampersat per adult,por edhe WC te lare me ar!!!
PërgjigjuO njeres po cfare te bej ramarilindjes ma pare mor amani: - Te ruaj ekuilibrin me SHBA? - Te mbaj dhe ruaj salihun+liken nga pergjegjesia penale? -Te mbroje krimin e korrupsionin e ministrave te tij? -Te mbroj vella olsin nga keta europuanet e pabese? -Te luaj cirkun shou me BE? -Te marrë malet e fushat e ketij vendi per ti mbushur mendjen ketij derr populli se ka rritur mirqenien e tij si dita me naten? -Te mbaj me kujdes shishen PS se mos i del tapa e shejtanet brenda saj e zene pēr gryke? -Te ruaj karrigen e kryetarit te partise dhe te kryeministrise sa me gjate? Hë more njeres si thoni, megjithe keto halle te medha si tja bej kryerilindasi????
PërgjigjuPse ore nuk ka njeres pergjegjes per kete rast? Gjithmone kryeministri duhet te merreT edhe me keto pune?ketu jo vetem qe u duhet dhene gjihçka qe u a kane heq,por duhen paditur ata qe jane pergjegjes qe kJpo ndodhi,por edhe istitucioni perkates duhet te jete pale e demtuar,duhen demshperblyer Invalidet ne fjale,dhe ata qe jane pergjegjes per padrejtesine E krijuar,duhet te mbajne pergjegjesi penale,eshte skandal tu heqesh buken e gojea njerezve qe eksitojne me nje mije e me shume veshtiresi ne ket jete!!!
PërgjigjuKulmi i degjenerimit eshte KEMPI, aty mbizoteron hajduteria dhe maskaralliku, me kempin duhet te meret prokuroria sepse behen masakra te medha. Ne KEMP asgje nuk merr pa paguar, VER DORE O SHTET SE ESHTE TURP.
PërgjigjuMjerisht ju duhet të aplikoni te Vucici, pastaj mvaret se qar do i thotë Edvin shkjaut shqipfolës… i tërë shteti dhe sistemi ështé në menagjimin e Beogradit sot… Mbajeni tradhtarin mbajeni o të verbuar qofshi
Përgjigju16 mij lek Rames dhe ministrave te tij ju kushton nje got vere.Ju vraft zoti gjithve keto dit festash o hajduter se nuk u hiqet buka fukarait.Nuk esht kjo gjendje vetem je Elbasan por dhe ne qytetet tjera,kudo po u heqin buken personave me aftesi te kufizuara.
PërgjigjuJA DHE QEVERIA E RAMES PO I VJEDH LEKET SHE INVALIDEVE.......
PërgjigjuDo zoti tjua jape te njerezit e vet keto probleme qe kane keta te gjore , por dhe faj nuk kane se jemi komb legen asnje nuk ngrihet te protestoje ose te mbeshteti keta persona
Përgjigju