Kronikë
Top 24

VIDEO/Elbasan, mjeti përplaset me rrethimin e një servisi, shkrumbohet bashkë me 24-vjeçarin

28 Maj 2018, 07:58| Përditesimi: 28 Maj 2018, 15:02

  • Share

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik. Një makinë tip autoveturë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një servis makinash, pasi ka shkatërruar portën e servisit.



Mjeti është përplasur me derën kryesore të servisit dhe murin rrethues, të cilat janë shembur duke i marrë jetën në vend drejtuesit të makinës, 24-vjeçarit Klodian Korançe. Më pas, makina është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht, së bashku me trupin e viktimës, që ndodhej brenda.

Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer, ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Klodian Korançe 24 vjeç, banues në lagjen "Skenderbej" , Elbasan. 

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.
 

Komento

Komente

  • Kafsha: 28/05/2018 10:16

    Nuk i intereson sistemit te nxjerri ligje shumë të fortë per marjen e patentës se ndryshe shumë pak njerëz do të mundeshin ta mernin.

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/05/2018 08:18

    Alkoholi e ka kapur timonin e makinave...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?