Në Qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste konfirmon epërsinë duke siguruar 9 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha do të fus vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur.
PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose dhe Evis Kushin. Nga votat preferenciale, sigurojnë mandate Sara Mila me 18826 vota, Saimir Hasalla me 9361 vota, Olsi Komici me 6300 vota, Aulona Bylykbashi 8315 vota dhe Agron Gaxho 5969 vota.
Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Elbasan vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi duke mos arritur të sigurojë asnjë mandat përmes votës preferenciale dhe kanë humbur një mandat të listës së mbyllur.
Kliko këtu për të lexuar përditësimin e rezultateve në kohë reale dhe votat e kandidatëve
Lajmi kryesor:
Votat e kandidatëve/ Vijon numërimi vetëm në Fier e Tiranë! Nga PS më i votuari Gonxhja e Ceno Klosi! Në PD, ‘luftë’ mes Tabakut e Alimehmetit, ‘digjet’ Meta
H.K/SI.E./ReportTv.al