Prej 10 ditësh në qytetin e Elbasanit plehrat kanë dal sheshit, pasi kompanisë së pastrimit i ka mbaruar kontrata, duke krijuar një situatë të pazakontë. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja tha për ‘Studio Live’ në Report Tv se kjo situatë pritet të normalizohet brenda javës.
Ndërkohë i pyetur se çfarë do të bëhet me 300 punëtorët të cilët kanë mbetur pa punë, Llatja tha se nëse pastrimin do të marrë përsipër Bashkia e Elbasanit, ata do të integrohen në punë.
“Bashkia e Elbasanit funksionin në dy mënyra, e patra që është qyteti që prej 15 vjetësh pastrohet nga një kompani private dhe pjesa e fshatrave që pastrohet nga vetë ndërmarrja e punëve publike. Prej 10 ditësh kemi pasur këtë problematikë, pasi ndërmarrja e punëve publike është marrë me pastrimin e qytetit.
Shumë shpejt brenda javës tjetër merr zgjidhje e gjithë çështja. Do kemi një situatë të qartë, që edhe ne vetë si bashki do kemi për kompaninë fituese, është çështje ditësh. Gjatë natës kemi marrë makina shtesë nga Bashkia e Cërrikut. Nesër do kemi një normalizim të situatës. Sot ka ngarkesa në koshet e mbetjeve, por jo mbetje jashtë kazanëve ka shumë pak vende ku janë mbetjet jashtë kazanëve.
Pastrimi i qytetit duhen 300 punëtorë. Nëse kompania private, punëtorët e njohin punë, vendin dhe situatën dhe janë më e mira për tu rekrutaur, por nëse bashkia do vazhdojë për një kohë të gjatë dhe do vazhdojë kjo, ne do marrim masat që do e kryejmë vetë pastrimin, këto do jenë një traget grup që do të rekrutohen nga ne për periudhën që do e vazhdojë Bashkia pastrimin”, tha Gledian Llatja për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Elbasani 'mbytet' nga plehrat, kompanisë së pastrimit i mbaron kontrata! 300 punonjës pa punë, ngrihen në protestë! Kryebashkiaku për Report Tv: Brenda javës merr zgjidhje
SI.E.//ReportTv.al