Elbasani mirëpret Ditën e Verës me koncert, beratasit ndriçojnë me zjarr oborret e rrugët

13 Mars, 22:56| Përditesimi: 13 Mars, 23:10

  • Share

Elbasani ka nisur festimet për Ditën e Verës duke e mirëpritur me një super koncert në sheshin kryesor, ku qindra qytetar janë mbledhur për shijuar muzikën e këngëtarëve dhe duke kërcyer.

Veçanërisht për ditën e nesërme, Bashkia Blbasan ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gëzuar këtë ditën siç e ka tradite ky qytet.

Po ashtu, është qytetarët beratas nuk kanë harruar ritet e Ditës së Verës dhe traditat qindra vjeçare për të pritur Pranverën. Ata kanë ndriçuar mbrëmjen e sotme oborret e banesave dhe bahçet, ndërkohë që zjarrit nuk i ka shpëtuar as aksi nacional Berat-Dimal. Siç edhe duket nga pamjet filmike, përveç zjarreve të vëna në anë të rrugës, në fshatin Moravë, banorët kanë djegur goma në rrugë, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Kanë që efektivët e policisë rrugore, ata që kanë mbajtur nën kontroll qarkullimin në këtë aks, deri në mbërritjen e zjarrfikësve

Dita e Verës është një festë pagane e trashëguar ndër breza së bashku me rituale e saj specifike, që edhe sot vijojnë të respektohen nga banorët e Beratit e gjithë Shqipërisë, edhe pse të tepruara në shumë raste.

Sipas traditës, pas ndezjes së zjarreve, banorët kalojnë mbi to, duke respektuar një ritual pagan që simbolizon djegien e të këqijave dhe mikëpritjen e një sezoni tjetër më të begatë, pra një behar sa më të mbarë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?