Politikë

Elbasani prezantohet me ‘Ecim përpara’, Mazniku: Ky qark do vijë me 9 mandate, qytetarët e kanë ndarë mendjen të ecin drejt Evropës

12 Prill, 13:08| Përditesimi: 12 Prill, 15:08

  • Share

Qarku i Elbasanit u prezantua me këngën “Ne ecim përpara”, kënga që shoqëroi fushatën e PS gjatë zgjedhjeve të kaluara, nga Petrit Vullkani.

Drejtuesi politik i këtij qarku, Arbjan Mazniku shprehu bindjen se PS do të marrë 9 mandate në këtë qark, dhe sipas tij, do të jetë rezultati më i mirë që do të marrë partia në zonë.

 “Ashtu si gurët e këtij sheshi që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, sot nga çdo cep Shqipëria është bashkë, e qartë për drejtimin që do të marrë. Përpara kemi sfidat që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, bërja më në fund realitet e ëndërrës së shqiptarëve për të qenë të barabartë si qytetarë si të Evropës. Dhe sot si gjithë Shqipëria, Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës për zhvillimin e turizmit,  për automotorparkun. Librazhdi e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës për zhvillimin e turizmit, gramshi e ka ndarë mendjen drej Evropës me PS dhe Ramën për rivitalizimin e industrisë së mbrojtjes. Cërriku e ka ndarë mendjen për t’i dhënë zhvillimin që duhet bujqësisë.

 Peqini e ka ndarë mendjen për t’u ndërlidhur me autostradat e reja dhe lonijat e trenit që po lidhin tashmë Elbasanin. Përrenjasi e ka ndarë mendjen drejt Evropës për të rivitalizuar turizmin dhe industrinë minerare. I gjithë Qarku i Elbasanit e ka ndarë mendjen i sigurt se duhet të ecë drejt Evropës. Qarku i Elbasanit i vendosur se do të vijë me 9 mandate, rezultatin më të mirë që PS ka pasur ndonjëherë për të siguruar ndonjëherë për të siguruar që jo vetëm Elbasani por edhe gjithë Shqipëria të ketë rezultatin më të mirë që ka pasur PS.”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Fushata e veçantë e PS/ 12 yje për 12 qarqe, ekipi parakalon në shesh si në ‘olimpiadë’, prezantohen me këngë e valle tradicionale! Drejtuesit vënë 'bast' për mandatet


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?