Elbasani tërheq mijëra vizitorë për Ditën e Verës! Festa pagane kremtohet dhe në Berat, Lezhë e Vlorë! Në sheshe e kala, muzikë dhe panaire

14 Mars, 14:17| Përditesimi: 14 Mars, 16:57

  • Share

ELBASAN- Mijëra njerëz ka mbledhur sot Elbasani, i cilësuar si kryeqyteti i Ditës së Verës. Pjesëmarrësit në festë ndoqën programin e pasur festiv me koncerte, paradë, panairin artizanal. Ra në sy mungesa e Kryeministrit Rama, por nuk munguan përfaqësues të tjerë të politikës si nga e majta dhe e djathta.

Në Lungomaren e Vlorës u prezantuan gatimet tradicionale, ndërsa të rinjtë festuan me muzikë, lojëra dhe animacione.

Një ditë e ngrohtë për shëtitje në Sarandë, ku në shëtitore tërheqin vëmendjen pikturat e nxënësve të shkollave 9-vjecare.

Në Lezhë festimet u organizuar tek kalaja, ku protagonistë u bënë grupet artistike dhe nxënësit me intepretime në muzikë e valle.

Qindra qytetarë të Beratit por jo vetëm mbushën sheshet, rrugica çdo cep të Kalasë, në një atmosferë të këndshme me këngë valle dhe ekspozita në natyrë.

Parku i Divjakës prej vitesh është kthyer në një vend të preferuar për piknik. Të favorizuar nga moti i mirë grupe qytetarësh nga qytete të ndryshme të vendit, zgjodhën Divjakën për të kremtuar festën në natyrë e ajër të pastër.

Ora 16:43
Dibër/ Aktivitet në Ditën e Verës, kujtohen oficerët e rënë në detyrë

 

Sot në Ditën e Verës, në sallën e Pallatit të Kulturës në Dibër, u mblodhën ish-ushtarakë, ushtarakë dhe oficerë në pension dhe aktivë. Në këtë aktivitet u kujtuan oficerët e rënë në detyrë.

Të pranishmit kujtuan me respekt oficerët që kanë kryer me sukses detyrën për mbrojtjen e paqes. Në të gjitha luftërat Dibra ka pasur prijës të denjë dhe të suksesshëm duke nisur nga Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), Elez Isufi (gjenerali me shajak) Suf Xhelili etj. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ushtarakë dhe ish ushtarakë të lartë si; Ismail Shulku komandant drejtues shtabi, Gjeneral Dilaver Laçi, Gjeneral Xhemal Gjunkshi (ish shef i shtabit të përgjithshëm) Gjeneral Gjergj Vladi, dhe gazetari Kujtim Boriçi.

Ora 15:11
Dita e Verës festohet edhe në Vlorë, 'Lungomare' mbushet nga gatimet tradicionale, lojërat dhe animacionet

1710425600_vloreditaeveres.JPG

Dita e Verës ka sjellë festime edhe në qytetin e Vlorës. Gatime tradicionale, muzikë , lojëra të ndryshme dhe animacion kanë mbushur sheshin Lungomare ne Vlorë.

Nxënës të shkollave të qytetit dhe jo vetëm, por edhe qytetarë të shumtë kanë festuar së bashku ardhjen e stinës së ngrohtë.

Presim një stinë ndryshe, të ngrohtë dhe plot mirësi, janë urimet e përcjella ndërsa edhe kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka uruar Ditën e Verës ne një ditë plot diell.

Ora 14:48
Parku i Divjakës mbushet për Ditën e Verës, vizitorët joshen nga atraksionet natyrore larg zhurmës së qytetit

1710424390_divjake.jpg

Parku i Divjakës prej vitesh është kthyer në një atraksion për Ditën e Verës. Të favorizuar nga moti i mirë grupe qytetarësh jo vetëm nga Divjaka e Lushnja por edhe Kuçova, Elbasani, Durrësi e të tjerë kishin përzgjedhur Divjakën për të festuar.

Qytetarët janë joshur nga atraksionet e shumta që ofron Divjaka si deti, pylli dhe të tjera elemente natyrore që ofron.

Gjithashtu edhe sheshet dhe lokalet në Divjakë janë mbushur, ku kërkohet largimi nga zhurma e qyteteve kryesore.

Ora 13:20
Me valle tradicionale dhe muzikë, festohet 14 Marsi në Kalanë e Beratit

 

Edhe këtë vit dita e verës u festua në sheshin e Kalasë në Berat. Qindra qytetarë të Beratit por jo vetëm kanë mbushur sheshe rrugica çdo cep të Kalasë së qytetit të UNESCO-s.

Atmosfera festës është ndezur nga këngët vallet e Qendrës Kulturore ku kanë ka munguar demonstrimet e grupit të atletikës d boksit si dhe ekspozitat e fëmijëve me pikturat e tyre plot fantazi. Ndërsa përveç këngëve fëmijët janë argëtuar me personazhet nga trupa teatrit kukullave. Qytetarët urojnë njeri tjetrin për ditët që do vijnë të jen të bukura plot diell si kjo ditë.

Në këtë ditë sipas amvisave gatuhet ëmbëlsira byrek me lakër misra zier etj si dhe vendosen veroret simbol i pranverës.

Ora 11:59
Me muzikë e lojëra të ndryshme, festohet Dita e Verës në Lezhë (VIDEO)

Muzike, interpretime, valle, piktura dhe lojëra te ndryshme. Në këtë mënyre u festua dita e verës në qytetin e Lezhës.

Protagonist të festes u bënë grupe te ndryshme artistike dhe fëmije te shkollave të qytetit, të cilët përmes performcës së tyre tërhoqën vëmendjen e shumë qytetareve të cilët kishin mbushur kalanë mesjetare të qytetit.

Teksa uruan Ditën e Verës qytetar dhe artist të pranishëm thonë se atmosfera e krijuar i përmbushi ne maksimum pritshmëritë e tyre.

Festimet për Ditën e Verës janë kthyer në tradite te përvitshme në Lezhë, ndërsa këtë vit organizimi u bë nga Qendrës Kulturore e Fëmijëve.

Favorizuar dhe nga moti i ngrohte me diell, festimet për ditën e Verës në Lezhë vijuan deri në orët e pasditës te kësaj të enjte.

Ora 11:46
Dita e Verës, mijëra njerëz në Elbasan për të festuar

 

Mijëra njerëz kanë mbledhur sot në Elbasan, kryeqytetin e Ditës së Verës për të festuar. Siç shihet edhe nga pamje me mijëra qytetarë kanë zgjedhur këtë qytet, duke ndjekur programin festiv dhe aktivitetin.

 

Ora 10:30
Dita e Verës në Korçë, festimet filluan orët e mbrëmjes (VIDEO)

 

Dita e Verës është pritur në një atmosferë të veçantë të zjarreve në Qarkun Juglindor, ku kryesisht të rinjtë kanë ndezur zjarret si një ritual i cili realizohet mbrëmjen para Ditës së Verës për largimin e të vjetrës dhe fillimin e të resë dhe largimin e shpirtrave të këqij. Më pas këto zjarre kapërcehen nga pjesëmarrësit. Ata thonë se kjo është një traditë e përvitshme.

Përveç festimeve zjarret kanë dhe aspektin negativ i cili është ndotja e shumtë e ajrit, sidomos kur zjarret më të shumtë ndizen me goma makinash të cilat emetojnë disa herë më tepër ndotje në ambient. Ku jo në pak raste re të mëdha tymi mbulojnë këto zona.

Vendosja e veroreve në shtëpitë e qytetarëve është një prej traditave  që vjen bashkë me Ditën e Verës, ku penjtë të bardhë dhe të kuq të dredhur me njëri tjetrin vendosen si aksesorë në duar si një shenjë për mbarësinë dhe bollëkun.

Ora 07:50
Dita e Verës pritet me zjarr, këngë me çifteli e vallë tradicionale në Has (VIDEO)

 

Dita e Verës është festuar prej shekujsh edhe në qarkun e Kukësit, një festë pagane që më së shumti ka kuptim për këto anë e banorët e saj si simbol i ardhjes së pranverës pas një dimri që dikur ishte i vështirë e mundimshëm.

Si asnjëherë tjetër, Hasi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të pritur Ditën e Verës. Me zjarrin nga degët e dëllinjave, vallet tradicionale e artistike të fëmijëve dhe gatimet e zonës. Të pranishëm ishin edhe banorë të Gjonajt të Hasit të Kosovës, fshat kufitar me Hasin e Shqipërisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?