Partizani humbi 2-0 kundër BATE Borisov në Hungari, duke u eliminuar nga turi i I i Champions League. Tanimë të kuqtë do luajnë në turin e tretë të Conference League, me skuadrën nga Andorra, Atletic D'Escalante që është kundërshtari i "Demave". Pas ndeshjes për mediet foli Zoran Zekic. Trajneri i Partizanit u duk i zhgënjyer për rastet që të tijtë nuk dërguan në rrjetë.
"Jam shumë i zhgënjyer përsa i përket rezultatit sot. Ne luajtëm futboll, por nuk arritëm të shënonim dhe sigurisht në situata të veçanta ata na ndëshkuan. Bëmë vetëm një gabim, të cilin kundërshtari e shfrytëzoi . Ndihem pak i zhgënjyer, pasi i kisha folur ekipit gjatë gjithë javës, për situatën sesi e pësuam golin e parë. Nuk arritëm të shënonim gol dhe e vuajtëm këtë gjë. Gjithsesi jam shumë krenar për atë që lojtarët dhanë në fushë, vrapuan shumë ,zhvilluan një ndeshje të mirë. Thjesht na mungoi goli dhe ishim të pafat", tha fillimisht kroati.
Më pas trajneri tregoi se nga kjo e mërkurë do vijojnë përgatitjet për kundërshatin e Conference League.
"Në këtë moment nuk dua të mendoj për kundërshtarin që do të përballemi pas kësaj humbje. Nga nesër do të fillojmë punën të përgatitemi për përballjen që na pret në kompeticionin tjetër evropian", tha Zoran Zekic.
bere loje dhe kte e pane te gjithe por pesove gol plazhi me porten bosh.skishe arsye ta pesoje ate lloj goli
Përgjigju