Carlo Ancelotti

Sport

Eliminimi nga Champions League, Ancelotti: S'dua ta di nëse ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin

17 Prill, 13:40| Përditesimi: 17 Prill, 13:42

  • Share

I ftohtë dhe si gjithmonë i sinqertë, Carlo Ancelotti foli pas eliminimit që Real Madrid pësoi në Champions League. Trajneri i "Galaktikëve" tha se penalltia që iu tha të tijve dhe më pas u kthye nga VAR ishte e nevojshme për ta në atë moment të lojës.

“Për të ndryshuar dinamikën, na duhej diçka pozitive, si penalltia që u akordua dhe më pas u hoq. Na duhej diçka që të na jepte më shumë besim. Nuk ishim në gjendje të ndryshonim dinamikën e ndeshjes së parë; eliminatorja u vendos në ndeshjen e parë”, tha fillimisht Ancelotti për “Movistar” pas sfidës.

Arsenali e mposhti 1-2 Realin në Madrid dhe me rezultatin e përgjitshëm 1-5 në dy takime, kalon më tej ku gjen PSG-në në gjysmëfinale. E ardhmja e Ancelottit është në pikëpyetje, por italiani nuk e ka dhe aq shumë merak këtë pjesë.

"Ndeshja e fundit në Champions me Realin? Këtë sezon, po, për fat të keq. Ne kemi pasur një ecuri fantastike këto vitet e fundit, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Nuk e di, nuk dua ta di, ka ende kohë.

Duhet të jemi të sinqertë, në të dyja ndeshjet Arsenali e meritoi dhe arriti në gjysmëfinale. Ka dy fytyra të futbollit: ana e lumtur, që na ka ndodhur shumë herë, dhe ana e trishtuar, duhet ta menaxhojmë në të njëjtën mënyrë. Na ka ndodhur më rrallë se skuadrat e tjera, por duhet ta menaxhojmë sepse na lejon të jemi më të mirë në ndeshjet e ardhshme", tha mes të tjerash trajneri i Real Madrid.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?