Sergio Conceiçao

Sport

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime

19 Shkurt, 08:39| Përditesimi: 19 Shkurt, 08:40

  • Share

Milani dhe Feyenoord barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit të fazës play-off në Champions League, me kuqezinjtë që u eliminuan falë humbjes 1-0 në Holandë.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao. Portugezi tha se kartoni i kuq i Theos vendosi ndeshjen.

“Zhgënjimi është i madh, jemi të inatosur. Bëmë një gabim në Rotterdam dhe e përgatitëm ndeshjen për ta fituar, humbëm golin e dytë dhe disa mundësi. Kemi shumë gabime dhe tani duhet të mendojmë për kampionatin nga nesër, pastaj është Kupa e Italisë.

Duhet të jemi më të fortë dhe të punojmë më shumë. Ne luajtëm për një kohë të gjatë pa një lojtar në Zagreb dhe sot episodi i Theos ndryshoi lojën, gjuajtja e tyre e vetme ishte gol.

Për mua është një humbje. Nuk është një situatë e re për mua, kam bërë shumë gabime dhe vazhdoj t'i bëj. Dhe lojtarët e mi i bëjnë ato gjithashtu. Fytyra e këtij eliminimi është e imja, jo e Theos", tha trajneri i Milanit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?