Gravina dhe Spalletti

Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin

30 Qershor, 16:14| Përditesimi: 30 Qershor, 21:17

  • Share

Luciano Spalletti do vijojë të jetë trajneri i Italisë. Një ditë pas humbjes 2-0 me Zvicrën në 1/8 e Euro 2024 dhe eliminimit nga Evropiani i Gjermanisë, kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka konfirmuar në stol Luciano Spallettin.

Dyshja doli në një konferencë për mediet, ku thanë se nuk do e braktisnin projektin që kanë nisur muaj më parë. Të shtunën, fill pas humbjes Spalletti mori përgjesgjësi dhe tha se do rishihte pozicionin pasi të fliste me Gravinën.

"Është një ditë e veçantë, shumë ndjenja dhe shumë reflektime mbivendosen, por në thelb të gjithëve na vjen keq që nuk mundëm të kthehemi ose t'u japim të gjithë tifozëve italianë gëzimin që meritonin. Na vjen keq për rezultatin, por e dimë se në sport rezultati është subjekt i shumë variablave dhe humbja duhet të parashikohet", tha Gravina.

Kur u pyet nëse kishte diçka për të ndryshuar, Gravina tha qartë se po dhe se "refleksione të thella janë duke u zhvilluar".

"Ju duhet të më falni, unë i përballoj problemet me punë. Nuk iki nga përgjegjësitë, ju lutem mbani të dallueshme përgjegjësitë e zgjedhjeve nga ato teknike. Është një lojë e hapur, unë apeloj për ndjenjën e përgjegjësisë në të kaluarën, por le të përpiqemi të mos shkaktojmë më dëm”, vijoi Gravina.

Deklarata më e rëndësishme erdhi pas minutave të para duke shpjeguar se çfarë ndodhi pas ndeshjes kundër Zvicrës.

"Spalletti po qëndron. Biseduam gjatë me trajnerin. Jam pragmatik dhe mendoj se është e paimagjinueshme t'i zgjidhim problemet duke braktisur një projekt që në momentin e parë thamë se do të jetë tre vjeçar", shpjegoi Gravina, duke justifikuar vendimin e “braktisjes së një projekti pas 8-9 muajsh aktivitet", tha ai.

Ora 21:16
Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj


Luciano Spalletti foli pasi iu besua sërish roli i trajnerit të Italisë edhe pas eliminimit nga Euro 2024.

“Humbja me Zvicrën na ka kthyer në pikën zero, por unë nuk largohem. E di mirë se çfarë duhet të bëj për të rikthyer Italinë e vërtetë. Më vjen shumë keq që në këtë Europian nuk e vazhduam procesin e rritjes, të cilin e kishim nisur më herët. Gjatë 8 muajve të mi këtu kemi rinovuar skuadrën jo pak dhe në të ardhmen do ta rinovojmë edhe më shumë. I kam idetë e qarta se çfarë duhet të bëj.

Edhe unë kam bërë gabimet e mia, por sigurisht jam këtu për të vazhduar me shumë pasion dhe tashmë edhe me një eksperiencë më shumë. Liderë si Chiellini apo Bonucci është e vështirë të gjesh, por jam i bindur që nëse aktivizojmë lojtarë si Calafiori, mund t’u japim mundësinë të shndërrohen në liderë të kësaj Italie”, u shpreh Spalletti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?