Luciano Spalletti foli pasi iu besua sërish roli i trajnerit të Italisë edhe pas eliminimit nga Euro 2024.
“Humbja me Zvicrën na ka kthyer në pikën zero, por unë nuk largohem. E di mirë se çfarë duhet të bëj për të rikthyer Italinë e vërtetë. Më vjen shumë keq që në këtë Europian nuk e vazhduam procesin e rritjes, të cilin e kishim nisur më herët. Gjatë 8 muajve të mi këtu kemi rinovuar skuadrën jo pak dhe në të ardhmen do ta rinovojmë edhe më shumë. I kam idetë e qarta se çfarë duhet të bëj.
Edhe unë kam bërë gabimet e mia, por sigurisht jam këtu për të vazhduar me shumë pasion dhe tashmë edhe me një eksperiencë më shumë. Liderë si Chiellini apo Bonucci është e vështirë të gjesh, por jam i bindur që nëse aktivizojmë lojtarë si Calafiori, mund t’u japim mundësinë të shndërrohen në liderë të kësaj Italie”, u shpreh Spalletti.
Lajmi kryesor:
Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin
S.Dh/ReportTv.al