Simone Inzaghi

Sport

Eliminoi Man. Cityn me Al Hilalin e tij, Simone Inzaghi: Njësoj si të ngjiteshim në Everest pa oksigjen

1 Korrik, 12:38
  • Share


Trajneri i Al Hilal, Simone Inzaghi foli pasi ekipi i tij mposhti 4-3 Manchester Cityn. Arabët tanimë në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube do përballen kundër Fluminense.

“Sekreti i kësaj fitoreje ishin lojtarët dhe zemra që ata vunë në fushë. E dinim se kundër një skuadre si Manchester City do të duhej të bënim diçka të jashtëzakonshme. Ne u ngjitëm në Everest pa oksigjen dhe ia dolëm. Ne ishim të jashtëzakonshëm në gjithçka, në mbajtjen e topit, në fazën mbrojtëse, në menaxhimin teknik. Kundër një ekipi agresiv si City nuk ishte e lehtë. Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë, por sonte bëmë diçka të veçantë. Mendoj se e meritonim këtë fitore”, tha Inzaghi, i cili ka vetëm pak javë në krye të Al Hilal.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Manchester City është jashtë Kupës së Botës për Klube, Inzaghi përmbys Guardiolën në shtesë! Eliminohet edhe Interi


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?