SHBA - Kupa e Botës për Klube dhuroi befasi të mëdha në dy ndeshjet e radhës për fazën e 1/8-ave. Manchester City dhe Interi janë jashtë turneut, ndërsa një biletë për në çerekfinale dhe duelin mes tyre e siguruan Fluminense dhe Al Hilal. Interi u mposht 0-2 nga brazilianët e Fluminense, teksa Simone Inzaghi me Al Hilal eliminuan Manchester Cityn e Pep Guardiolës me rezultatin 3-4 pas 120 minutave lojë.
Në "Camping World Stadium" në Orlando, Manchester City u mposht 3-4 nga Al Hilal dhe kësisoj janë arabët e Simone Inzaghit që kalojnë në turin çerekfinal, aty ku gjejnë Fluminensen. Ndeshje dramatike dhe 120 minuta lojë në fushë, me Pep Guardiolën që sheh të përmbyset. Ishin "Qytetarët" që kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë me Bernardo Silvën dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi. Me fillimin e fraksionit të dytë Al Hilal përmbysi me golat e Marcos Leonardo dhe Malcom në minutat 46 dhe 52, para se Haaland në të 55' të vendoste ekuilibrat në 2-2.
Me kohën e rregullt që u mbyll me shifra të barabarta, skuadrat iu drejtuan shtesën prej 30 minutash. Ishte sërish Al Hilal që rigjeti epërsinë me Koulibaly në minutën e 94-t, ndërsa Foden barazoi për 3-3 në të 104'. Festa e madhe e djemve të Inzaghit erdhi në minutën e 112, kur Marcos Leonardo do gjente sërish golin në këtë sfidë dhe do "vuloste" kalimin e Al Hilal në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Rezultat historik ky për arabët që tregojnë se janë pranë nivelit të një prej klubeve më të mira në botë. Cityt dhe Guardiolës i mbetet të prenotojnë pushimet.
Në "Bank of America Stadium" në Charlotte, Interi u turpërua 0-2 nga Fluminense. Zikaltërit e Chivut u ndalën nga dy shtylla (Lautaro, Dimarco), teksa nga minuta e parë në fushë luajti Kristjan Asllani. Brazilianët e Fluminenses zhbllokuan shifrat me German Cano pas vetëm tre minutave lojë, ndërsa në formë të mirë ishte edhe portieri i tyre që ndali në disa raste Lautaro Martinez. Në minutat shtesë të ndeshjes, teksa Interi po kërkonte golin e barazimit, Hercules bëri "Herkulin" dhe shënoi golin e dytë për Fluminensen, me brazilianët që hedhin "në tapet" Interin dhe gjejnë në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube skuadrën e Al Hilal.
Kupa e Botës për Klube, faza 1/8.
Të luajtura deri tani:
Palmeiras 1-0 Botafogo (pas 120 minutave)
Benfica 1-4 Chelsea
PSG 4-0 Inter Miami
Flamengo 2-4 Bayern Munich
Inter 0-2 Fluminense
Manchester City 3-4 Al Hilal (pas 120 minutave)
Çiftet çerekfinale deri tani:
Palmeiras - Chelsea
PSG - Bayern Munich
Fluminense - Al Hilal
Trajneri i Al Hilal, Simone Inzaghi foli pasi ekipi i tij mposhti 4-3 Manchester Cityn. Arabët tanimë në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube do përballen kundër Fluminense.
“Sekreti i kësaj fitoreje ishin lojtarët dhe zemra që ata vunë në fushë. E dinim se kundër një skuadre si Manchester City do të duhej të bënim diçka të jashtëzakonshme. Ne u ngjitëm në Everest pa oksigjen dhe ia dolëm. Ne ishim të jashtëzakonshëm në gjithçka, në mbajtjen e topit, në fazën mbrojtëse, në menaxhimin teknik. Kundër një ekipi agresiv si City nuk ishte e lehtë. Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë, por sonte bëmë diçka të veçantë. Mendoj se e meritonim këtë fitore”, tha Inzaghi, i cili ka vetëm pak javë në krye të Al Hilal.
Al Hilal kaloi në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube duke eliminuar Manchester Cityn me rezultatin 3-4. Për skuadrën arabe deçiziv me dhjetë pritje ishte edhe portieri Yassine Bounou. Marokeni 34-vjeçar vijon të tregojë një paraqitje të niveleve të larta, ndërsa pritja e tij ndaj goditjes së Savinhos po bën xhiron e medieve. Zgjatje dhe refleks që duhet të studiohen nga portierët e rinj.
Bounou save that kept Al Hilal in the game ?
— Janty (@CFC_Janty) July 1, 2025
pic.twitter.com/dxG1hUsF6R

Komente