Al Hilal feston kalimin në çerekfinale

Sport

VIDEO/ Manchester City e bën dramë, Al Hilal e eliminon pas 120 minutave dhe 7 golave

1 Korrik, 08:41| Përditesimi: 1 Korrik, 08:52

  • Share


Në "Camping World Stadium" në Orlando, Manchester City u mposht 3-4 nga Al Hilal dhe kësisoj janë arabët e Simone Inzaghit që kalojnë në turin çerekfinal, aty ku gjejnë Fluminensen. Ndeshje dramatike dhe 120 minuta lojë në fushë, me Pep Guardiolën që sheh të përmbyset. Ishin "Qytetarët" që kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë me Bernardo Silvën dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi. Me fillimin e fraksionit të dytë Al Hilal përmbysi me golat e Marcos Leonardo dhe Malcom në minutat 46 dhe 52, para se Haaland në të 55' të vendoste ekuilibrat në 2-2.

Me kohën e rregullt që u mbyll me shifra të barabarta, skuadrat iu drejtuan shtesën prej 30 minutash. Ishte sërish Al Hilal që rigjeti epërsinë me Koulibaly në minutën e 94-t, ndërsa Foden barazoi për 3-3 në të 104'. Festa e madhe e djemve të Inzaghit erdhi në minutën e 112, kur Marcos Leonardo do gjente sërish golin në këtë sfidë dhe do "vuloste" kalimin e Al Hilal në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Rezultat historik ky për arabët që tregojnë se janë pranë nivelit të një prej klubeve më të mira në botë. Cityt dhe Guardiolës i mbetet të prenotojnë pushimet.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Manchester City është jashtë Kupës së Botës për Klube, Inzaghi përmbys Guardiolën në shtesë! Eliminohet edhe Interi


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?