Inter 0-2 Fluminense

Sport

VIDEO/ Interin e ndal shtylla, Fluminense i mposht 0-2 dhe i nxjerr jashtë Botërorit të Klubeve

1 Korrik, 08:42| Përditesimi: 1 Korrik, 08:46

  • Share

Në "Bank of America Stadium" në Charlotte, Interi u turpërua 0-2 nga Fluminense. Zikaltërit e Chivut u ndalën nga dy shtylla (Lautaro, Dimarco), teksa nga minuta e parë në fushë luajti Kristjan Asllani. Brazilianët e Fluminenses zhbllokuan shifrat me German Cano pas vetëm tre minutave lojë, ndërsa në formë të mirë ishte edhe portieri i tyre që ndali në disa raste Lautaro Martinez. Në minutat shtesë të ndeshjes, teksa Interi po kërkonte golin e barazimit, Hercules bëri "Herkulin" dhe shënoi golin e dytë për Fluminensen, me brazilianët që hedhin "në tapet" Interin dhe gjejnë në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube skuadrën e Al Hilal.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Manchester City është jashtë Kupës së Botës për Klube, Inzaghi përmbys Guardiolën në shtesë! Eliminohet edhe Interi


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?