Elseid Hysaj

Sport

Elseid Hysaj 40 ditë jashtë fushe, Lazio e përfshin në listën e Europa League

7 Shkurt, 13:13| Përditesimi: 7 Shkurt, 13:14

  • Share

ITALI - Elseid Hysaj ka lënë pas keqkuptimet me drejtuesit e Lazios dhe ka bindur me paraqitjet në fushë. Kjo ka sjellë edhe ndryshimin e situatës për mbrojtësin e Kombëtares.

Pasi u fut në listën e Serie A për pjesën e mbetur të sezonit, shkodrani e gjen veten edhe në listën e Europa League. Rikthimi i tij si pjesë e të besuarve të trajnerit Marco Baroni ka lënë jashtë Luca Pellegrinin dhe afrimet e janarit.

Hysaj siguroi disa ndeshje gjatë janarit dhe bindi me lojë dhe dy pasime finale për gol, teksa u dëmtua në fitoren e fundit të Lazios dhe do mungojë për 40 ditë. Diçka e tillë nuk i ka ndryshuar pozitat e mbrojtësit i cili do japë përvojën e tij në fushë për pjesën e mbetur të sezonit.

Lista e Lazios për në Europa League:

Portierët: Provedel, Mandas, Furlanetto.

Mbrojtësit: Marusic, Lazzarri, Gigot, Patric, Romagnoli, Gila, Tavares, Hysaj.

Mesfushorët: Vecino, Rovella, Guendouzi, Dele-Bashiru

Sulmuesit: Pedro, Zaccagni, Castellanos, Noslin, Isaksen, Dia, Tchaouna.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?