Elseid Hysaj

Sport

Elseid Hysaj thyen rekordin historik të Lorik Canës, ish-kapiteni bën komentin ‘epik’ në instagram: Unë i kam syzet më të bukura

12 Tetor, 10:55| Përditesimi: 12 Tetor, 11:07

  • Share

1760259258_elsihysaj.jpg

Përveç një fitoreje historike, ndeshja e djeshme mes Serbinë kishte dhe arritje personale tek lojtarët shqiptarë apo dhe thyerje rekordesh. Elseid Hysaj tashmë është ‘veterani’ i kombëtares shqiptare me 93 paraqitje, duke përmbysur rekordin e Lorik Canajt me 92 paraqitje me fanellën kuq e zi.

Hysaj postoi në instagramin e foto një foto me me syze ku në xhama ishin shkruar numrat 9 dhe 3. me nënshkrimin: “93 herë krenar për ty Shqipëria ime”

Ndërkohë në komentet e postimit të Hysajt erdhi dhe komenti epik i Lorik Canës.

“Unë i kam syzet më të bukura”, shkroi ish-kapiteni legjendar i kuq e zinjve.


Lajmi kryesor:

Shqiptarët e gdhijnë në festë, presin Kombëtaren në Rinas pas fitores në Serbi (VIDEO)


K.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?