Pas orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, Kombëtarja mbërriti në Rinas. Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi është kthyer në një ‘festë kombëtare’ në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë në diasporë. Goli i Manajt i dha tri pikë tanëve në garën për në Botërorin 2026, duke lënë pas Serbinë.
Pas ndeshjes mijëra tifozë kanë dalë në rrugë dhe kanë festuar me ngjyrat kuqezi. Një pjesë e tifozëve kanë udhëtuar drejt aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas për të pritur ekipin.
Delegacioni kuqezi u rikthye në Tiranë pak pas orës 03:00 të mëngjesit të të dielës. Tanimë Kombëtarja do vijojë përgatitjet për miqësoren e datës 14 tetor kundër Jordanisë, e cila luhet në ‘Air Albania’.
Ballist Morina, simboli i “Autochthonous”, festoi në Prizren fitoren ndaj Serbisë. Ballist Morina, i njohur si “heroi” që më 14 tetor 2014 hodhi dronin me mbishkrimin “Autochthonous” në stadiumin e Beogradit, këtë herë ndeshjen Serbi–Shqipëri e ndoqi nga Prizreni. Me kapelen e UÇK-së dhe bluzën me të njëjtin mbishkrim që u bë simbol i asaj nate historike, Morina festoi fitoren e kuqezinjve në Leskovac, ku Shqipëria triumfoi ndaj Serbisë.
Gjatë festimeve në sheshin e Prizrenit, Ballist Morina u përkul para flamurit kombëtar, duke e puthur atë mes brohoritjeve të dhjetëra tifozëve. Morina tregoi arsye pse vendosi te ndjek ndeshjen e kombëtares ne Prizren.
“Jemi në Prizen, 11 tetor 2025, 11 vite mbas “Autochthonous” në Beograd. Djelmoshat e kombëtares na krenuan sonte. Fituan në Leskovc, Shqipëri në fakt është. Kam zgjedh Prizrenin, pavarësisht se fuqitë e mëdhaja nuk na e lejuan, por Prizreni është dhe ka për të qenë kryeqyteti i shqipëtarisë. Shqiptarët janë shqiptarë dhe Shqipëria ka për të jetuar dhe ka për të qenë e lavdishme ndër shekuj pavarësisht sfidave që na imponojnë si të huaja, por edhe fqinjët rreth e rrotull. Rroftë Shqipëria, rroftë shpirti shqiptar”, ta Ballist Morina.
Kjo fitore e rëndësishme e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë të Grupit C, me 11 pikë, ndërsa Serbia mbetet në vendin e tretë me 7 pikë, por me një ndeshje më pak. Ndeshjet e radhës për kuqezinjtë do të jenë ndaj Andorrës në transfertë dhe Anglisë në “Air Albania”.
Përveç një fitoreje historike, ndeshja e djeshme mes Serbinë kishte dhe arritje personale tek lojtarët shqiptarë apo dhe thyerje rekordesh. Elseid Hysaj tashmë është ‘veterani’ i kombëtares shqiptare me 93 paraqitje, duke përmbysur rekordin e Lorik Canajt me 92 paraqitje me fanellën kuq e zi.
Hysaj postoi në instagramin e foto një foto me me syze ku në xhama ishin shkruar numrat 9 dhe 3. me nënshkrimin: “93 herë krenar për ty Shqipëria ime”
Ndërkohë në komentet e postimit të Hysajt erdhi dhe komenti epik i Lorik Canës.
“Unë i kam syzet më të bukura”, shkroi ish-kapiteni legjendar i kuq e zinjve.
Triumfi 1 me 0 i Shqipërisë në Serbi ka ngritur peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Emocionet dhe gëzimi ishte i madh, e sidomos të vetë lojtarët e Kombëtares të cilët dhanë më të mirën e tyre në fushën e blertë.
Emocionet i manifestuan edhe në avion, gjatë fluturimit teksa ktheheshin nga Serbia për në Shqipëri.
Me këngën ‘Mora fjalë” që është kthyer në një himn të kombëtares, ata kënduan të gjithë së bashku.
Komente

Thirrje te Turpshme ,qe tregojne nivel shume te ulet ! Injorance ! Ne cdo rrethane,Ne duhet te tregojme dhe demostrojme "Zotni'llekun" tone !!
PërgjigjuPaskan prit sikur fituan me turkun,armikun tone, influence e Rrepublikes se Kosoves po ndikon ngjajme sikur urrejme serbin e jo turkun..njerez tiktok me makina Koreane e muzik kosovare...si u katandise o shqiperia ime
Përgjigju