Elvana Gjata i është bashkuar këtë mbrëmje "Natës së Bardhë" në sheshin "Skënderbej", me një performancë plot energji ku e shoqërojnë dhe të pranishmit. Interpreton disa nga hitet e saj ndërsa në këngën "Loti" fton publikun të këndojë bashkë me të.
"Kjo këngë më jep forcë sa herë e këndojmë bashkë", u drejtohet këngëtarja.
Kjo dalje publike e këngëtares vjen pas lakimit të emrit të saj në përgjimet e aplikacionit 'SkyEcc", ku prej bisedave të zbardhura (mes ish të fejuarit Ervin Matës, Erzen Breçanit dhe djalit të tij) flitet për transferimin e 500 mijë eurove nga llogaria e saj. Të dhëna këto që kanë nxitur SPAK të nis hetim pasuror për artisten.
U duk si mesazh "nën rreshta" lidhur me këtë çështje dhe fjala e saj saj para performancës së këngës patriotike"Kuq e zi je ti"...
"Po e këndoj këtë këngë për vendin tonë që na bën të qeshim e të qajmë! Por ky është vendin ynë" thotë Gjata ndër të tjera.
Më pas Gjata vijoi performancat e shoqëruar nga këngëtari Ylli Limani.
Lajmi kryesor: