Pas Elvana Gjatës një tjetër këngëtar i njohur pritet të ketë koncert në stadiumin Air Albania. Kjo u zbulua gjatë podcastit të kryeministrit Edi Rama me këngëtaren e njohur.
Elvana Gjata ka qenë këtë herë e ftuara e kryeministrit në podcastin që transmetohet çdo të shtunë, ku zbuloi se shumë shpejt rerperi i njohur Noizy do të mbajë një koncert në Air Albania.
Pjesë nga biseda:
Kryeministri Rama: Më tha presidenti i Federatës kur ishim në ndeshjen me Moldavinë sikur Noizy do kishte një koncert më mbrapa më duket?
Elvana Gjata: Po, në 4 gusht.
Kryeministri Rama: Edhe ai ka për ta mbushur se edhe ai është një lloj bishe e një forme tjetër. Kështu që pa diskutim do ta mbushi.
Elvana Gjata: Kjo do të thotë që unë jam një bishë e një forme tjetër?
Kryeministri Rama: Po, të gjithë kemi kafshët tona të ngjashme.
Elvana Gjata: Është e vërtetë, kështu që gëzohem shumë edhe aty do këndoj te koncerti Noizyt. Edhe ai do vijë te koncerti im si i ftuar.
Pra këngëtarja ka konfirmuar super koncertin që pritet të mbajë Noizy së shpejti.
Lajmi kryesor:
Elvana Gjata në podcast me kryeministrin: Stadiumi kryevepër! Rama: Edhe për koncerte! Këngëtarja: Të rinjtë të mos kenë frikë nga paragjykimet
M.T//ReportTv.al