Ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konferencë për mediat ditën e sotme është pyetur në lidhje me lëvizjet e qeverisë për një emër të ri për kryebashkiakun e Himarës. Ministri Hasani tha se po shqyrtohet vendimi i GJKKO-së dhe po shihen të gjitha hapat që do të sjellin një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme.
Pyetje: Përfundimisht qeveria është e vendosur që për Himarën do të jetë një emër konsensual, pra do të shkojë sipas propozimit të GJKKO-së që të shfrytëzojmë praktikat perëndimore për të zgjedhur një administrator dhe për ta anashkaluar këshillin bashkiak i cili nëpërmjet votës duhet të zgjedhe një nga dy nënkryetarët dhe ky më patjetër duhet të jetë me pëlqimin e Greqisë?
Hasani: Asnjë nga këto që ju thatë nuk janë të vërteta apo të rreme, kjo është një hipotezë që ju ngritët dhe unë ju admiroj për mënyrën si e ngritët. Vendimi i GJKO-së po merret në shqyrtim nga qeveria dhe po shihen të gjitha hapat që do të në sjellin në një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë largimin Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë, duke e zëvendësuar sipas praktikave të BE-së, rekomandim ky i bërë edhe nga Gjykata e Posaçme, për çështjen e Fredi Belerit, i arrestuar për blerje votash.
Lajmi kryesor:
Himara, Hasani: Qeveria po shqyrton vendimin e GJKKO-së për Belerin! S’kemi plan B për marrëveshjen me Italinë, presim Kushtetuesen
M.Q.//ReportTv.al