Himara, Hasani: Qeveria po shqyrton vendimin e GJKKO-së për Belerin! S’kemi plan B për marrëveshjen me Italinë, presim Kushtetuesen

28 Dhjetor 2023, 10:33| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 11:59

  • Share

TIRANË- Qeveria po shqyrton vendimin e GJKKO-së, i cili rekomandon zëvendësimin e Jorgo Goros sipas prakatikave të BE-së, pasi kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, ndodhet në burg për blerje votash. Kështu bëri me dije ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konferencë për medita, për bilancin e vitit 2023. Hasani tha se po shihen të gjitha hapat që do të sjellin një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme.

Pyetje: Përfundimisht qeveria është e vendosur që për Himarën do të jetë një emër konsensual, pra do të shkojë sipas propozimit të GJKKO-së që të shfrytëzojmë praktikat perëndimore për të zgjedhur një administrator dhe për ta anashkaluar këshillin bashkiak i cili nëpërmjet votës duhet të zgjedhe një nga dy nënkryetarët dhe ky më patjetër duhet të jetë me pëlqimin e Greqisë?

Hasani: Asnjë nga këto që ju thatë nuk janë të vërteta apo të rreme, kjo është një hipotezë që ju ngritët  dhe unë ju admiroj për mënyrën si e ngritët. Vendimi i GJKO-së po merret në shqyrtim nga qeveria dhe po shihen të gjitha hapat që do të në sjellin në një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama paralajmëroi largimin Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë, duke e zëvendësuar sipas praktikave të BE-së, rekomandim ky i bërë edhe nga Gjykata e Posaçme.

Më tej kryediplomati thotë se Shqipëria nuk ka një ‘plan B’ në lidhje me marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për strehimin e emigrantëve në vendin tonë. Ministri i Jashtëm u shpreh se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, më pas do të do të vazhdohet më përgatitjet e përmbushjes së detyrimeve bazuar në marrëveshje.

‘Nuk dua të komentoj vendimet e gjykatave kanë detyrimin kushtetues dhe ligjor të japin vendimet që ato gjykojnë si të rëndësishëm. Marrëdhënia me Italinë është shumë e rëndësishme. Është një maksimum i gjithë atij kontributi që shteti Italian ka bërë për shtetin shqiptar dhe për popullin shqiptar ndër vite. Është një angazhim serioz që ne tregojmë në raport me partnerët tanë ndërkombëtar duke qenë dhe duke përmbushur detyrimet e një vendi anëtar të BE-së edhe duke mos qenë një vend anëtar në BE-së edhe duke mos qenë një vend anëtar. Për asnjë moment nuk ka një plan B. ne vazhdojmë me përgatitej e përmbushjes së detyrimeve të bazuara në marrëveshje, duke pritur që Gjykata të shprehet për rastin më parë me ato që ka për tu shprehur shpresoj se siç po ndodh shpesh në vitet fundit, gjykata mos të ndikohet nga emocione politike.’- tha Hasani.

Duke u ndalur te procesi i Integrimit, Hasani tha se Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE.

‘Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024 sa i përket negociatave me BE.’- tha ministri.

Qeveria Shqiptare është duke pritur autorizimin nga Presidenti i Republikës, iu përgjigj Hasani, pyetjes për procesin me Greqinë për çështjen e detit, për të cilën të dy vendet kanë thënë se do ta zgjidhin në Gjykatën e Hagës

‘Greqia është një fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Për marrëveshjen e Detit, pres nga Presidenti i Republikës nëse ka nevojë më shumë për informacion.’- u shpreh ministri.

 

Ora 11:30
Negociatat me BE, Hasani bën bilancin e 2023-it: Presim lajme të mira në fillim të vitit

 

Në një konferencë për mediat Ministri për Evropën e Jashtme, nënvizoi arritjet e diplomacisë shqiptare për 2023 dhe prioritetet për vitin e ardhshëm. Ai tha se presin lajme të mira në fillim të vitit 2024 sa i takon negociatave me BE.

‘Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024.

Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar”, tha ministri.

Ora 11:09
Çështja 'Beleri'/ Emër konsensual për Himarën me pëlqimin e Greqisë? ja si përgjigjet ministri i Jashtëm

 

Ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konferencë për mediat ditën e sotme është pyetur në lidhje me lëvizjet e qeverisë për një emër të ri për kryebashkiakun e Himarës. Ministri Hasani tha se po shqyrtohet vendimi i GJKKO-së dhe po shihen të gjitha hapat që do të sjellin një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme.

Pyetje: Përfundimisht qeveria është e vendosur që për Himarën do të jetë një emër konsensual, pra do të shkojë sipas propozimit të GJKKO-së që të shfrytëzojmë praktikat perëndimore për të zgjedhur një administrator dhe për ta anashkaluar këshillin bashkiak i cili nëpërmjet votës duhet të zgjedhe një nga dy nënkryetarët dhe ky më patjetër duhet të jetë me pëlqimin e Greqisë?

Hasani: Asnjë nga këto që ju thatë nuk janë të vërteta apo të rreme, kjo është një hipotezë që ju ngritët  dhe unë ju admiroj për mënyrën si e ngritët. Vendimi i GJKO-së po merret në shqyrtim nga qeveria dhe po shihen të gjitha hapat që do të në sjellin në një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë largimin Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë, duke e zëvendësuar sipas praktikave të BE-së, rekomandim ky i bërë edhe nga Gjykata e Posaçme, për çështjen e Fredi Belerit, i arrestuar për blerje votash.

Ora 11:03
'Marrëveshja për detin me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Pres presidentin të na japë mandatin për të filluar negociatat

Dërgimi I ‘Marrëveshjes së detit’ me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të gjetur një zgjidhje duket se ka mbetur pezull.

Duket se çështja ka ngecur tek presidenti i Republikës i cili ende nuk ka dhënë mandatin për të filluar negociatat.

Në konferencën e fundvitit Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se para se të vinte në detyrë ka pasur komunikim shkresor midis dy institucioneve dhe se ai është ofruar për të dhënë ndihmën e tij presidencës po deri

Pyetje: Në cfarë faze është aktualisht procesi për tiu drejtuar gjykatës së drejtësisë për cështjen e detit a e ndikon kjo situatë ku ndodhemi tani në marrëdhëniet diplomatike në këtë cështe

‘Janë shumë çështje që është më mirë të mos ia lëmë diplomacisë mikrofonin por tia lëmë diplomacisë së tavolinave.  Angazhimi është maksimal dhe qëndrimet janë të qarta. Greqia është fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë me kontribute të veçanta si vend anëtar i BE-së. Ne kemi angazhimin të plotë dhe maksimnal si në raport me BE dhe

Sa i takon cështjes së marrëveshjes së Detit jam në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Republikës. Pres nëse ka pasur nevojë për më shumë informacion.  Di që ka pasur komunikim shkresor midis dy institucioneve, muaj më parë para ardhjes time si ministër i Jashtëm. Presidentit i kam shprehur edhe një herë gadishmërinë jo vetëm personale por dhe stafit të ministrisë së Jashtme që ne ta ushqejmë më shumë informacion apo ide për vendimin që do të marrë për të na fuqizuar me dhënien e mandatit për të filluar qartazi negociatat që ka ato detyrime që ka" tha Hasani.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 28/12/2023 14:01

    Kemi 33-vite qe Greqia dhe perendimi ben si do me Shqiperine,duke humbur dinjitetin si shtet.Thjesht,vetem "zbathim"breket para grekeve.Dinjiteti Shqiperise nuk mund te varet nga ata nese vene veton.Shtetar Shqipetar mos u beni yzmeqare por,shprehni dinjitetin e nje populli qe ju ka deleguar fuqin e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?