Emergjenca nga koronavirusi, 25 miliardë euro nga BE-ja! Kryeministri italian Conte: Brukseli vlerëson masat e qeverisë

11 Mars 2020, 09:04| Përditesimi: 11 Mars 2020, 09:12

  • Share

Bashkimi Europian ka planifikuar të çlirojë një fond prej 25 miliardë eurosh për të mbështetur sistemin shëndetësor, tregun e punës dhe pjesët më të rrezikuara të ekonomisë së Unionit, i prekur nga epidemia e koronavirusit. 

Dritë të gjelbër gjithashtu mori Italia mbi fleksibilitetin buxhetor. Komisionerja për Konkurrencë, Margrete Vestager u shpreh e gatshme të punojë me qeverinë italiane për masa shtesë për të korrigjuar problemet serioze të ekonomisë.

Kryeministri italian Conte ka vlerësuar vendimin e BE dhe tha se Brukseli i ka dhënë mbështetje të gjerë masave të marra nga Italia për emergjencën e koronavirusit.

Presidentja e Komisionit Europian, Von Der Leyen tha se 'virusi do vazhdojë të përhapet por qëllimi është që ta ngadalësojmë në mënyrë që të mos përkeqësohet sistemi shëndetësor”.

Çdo gjë do të varet nga  kohëzgjatja e epidemisë, duke shpresuar se me mbërritjen e temperaturave të larta do vijnë ditë më të mira, përndryshe pasojat, jo vetëm ato ekonomike, do të jenë dramatike. 

Europa po ecën me një plan që do të detajohet në fundjavë nga Presidentja e Komisionit, von der Leyen, dhe që do të miratohet nga ministrat e financave në Bruksel. Kjo do ti lejojë qeverisë italiane të kryeministrit Conte të shkojnë deri në një prag të deficitit buxhetor afër 3% për të mbështetur ekonominë. Për Italinë, kjo është e barabartë me rreth dhjetë miliardë euro.
 


Lajmi kryesor:

OBSH shpall PANDEMI, Italia shton masat pas 827 viktimave dhe 10 590 të infektuar! Conte: Mbyllim gjithçka, përveç nevojave themelore (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?