Dallëndyshe Bici, Lorena Goxhabelli, Kreshnik Bajraktari, Erlind Sulo

Emërimet/ Dallëndyshe Bici rikthehet te IKMT, Lorena Goxhabelli te Kadastra! Drejtori i KESH shkon te Agjencia e Burimeve Natyrore! Ja kush drejton Portin e Durrësit

31 Korrik, 11:59| Përditesimi: 31 Korrik, 12:18

  • Share

TIRANË- Ndryshimet në qeveri kanë sjellë lëvizje të reja edhe në disa dikastere të rëndësishme të nivelit të dytë. Vakancën e krijuar pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për shkak të emërimit të Ervin Hoxhës Ministër të Brendshëm.

Kryeministri Edi Rama e ka plotësuar me rikthimin sërish në krye të kësaj detyre të Dallëndyshe Bicit. Kjo e fundit mbante postin e Drejtoreshës së Kadastrës që nga 9 marsi 2023, duke zëvendësuar Artan Lamen.

Në krye të Kadastrës, vendoset Lorena Goxhabelli, e cila shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në Ministrinë e Mbrojtjes që prej qershorit 2022.

Kreshnik Bajraktari do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, i cili deri më 30 korrik u mbajt nga Pirro Vengu që u emërua ministër i Mbrojtjes. Bajraktarit iu besua drejtimi i Portit të Durrësit një ditë më parë, pasi u mbyll hapja e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

Ndërkohë, Erlind Sulo emërohet drejtori te Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, pasi Petrit Malaj u emërua ministër i Financave. Erlind Sulo më 13 mars 2024 u emërua drejtori i KESH, pozicion ky që tashmë është ende vakant.

Ora 12:14
Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo është emëruar drejtoi i ri i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Emërimi i tij vjen pas largimit të Petrit Malajt nga ky post dhe emërimit të tij si ministër i Financave.

Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtoi i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.

Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ora 11:09
Pirro Vëngu u emërua ministër i Mbrojtjes, Kreshnik Bajraktari do të jetë drejtori i ri i Autoritetit Portual të Durrësit

1722417239_IMG5377.jpeg

Kreshnik Bajraktari do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit i cili deri më 30 korrik u mbajt nga Pirro Vengu.

Pirro Vengu u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministër i Mbrojtjes dhe sot pas betimit tek presidentit do të nisë punën në krye të këtij dikasteri.

Kreshnik Bajraktari, drejtor i ri i Autoritetit Portual të Durrësit

Kreshnik Bajraktari së fundmi ka punuar si Këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa vjen nga një eksperiencë e gjatë në administratën publike si ekspert në fushën e transportit.

Kreshnik Bajraktari është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike, ku ka përfunduar edhe Masterin Shkencor në profilin e “Konstruksioneve Mekanike të Mjeteve Lëvizëse”. Z. Bajraktari ka kryer gjithashtu një sërë programesh kualifikuese brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë me ekspertizë në fushën e Transportit në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare si Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Japonisë (JICA) dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Gjatë periudhës 2023-2024, ka punuar si Inxhinier i Sistemevetë Sinjalizimit dhe Komandë-Kontrollit pranë HekurudhësShqiptare

2022-2023, ka mbajtur pozicionin e Inxhinierit mekanik në njësërë projektesh të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

2014-2022, ka punuar si Përgjegjës i Qendrës së Kontrollit të Trafikut Urban pranë Bashkisë së Tiranës

2013-2014, ka punuar si Inxhinier transporti në Bashkinë e Tiranës

2011-2013, ka mbajtur pozicionin e Inxhinerit/ Planifikuesit të Transportit në projektin për “Planifikimin Tematik Urban të Tiranës” pranë Agiencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Japonisë (JICA) në Tiranë

2014-2024, ka punuar si ekspert transporti në disa projekte dhe studime në fushën e transportit me kompani vendase dhe ndërkomëtare. Bajraktari është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe asaj italiane.

Ora 10:25
Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Kadastrës, rikthehet tek IKMT! Ja kush është drejtuesja e re e Kadastrës

1722416462_page.jpg

Dallëndyshe Bici rikthehet në IKMT-të. Pas 16 muajve në krye të Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kryeministri Edi Rama firmosi rikthimin e saj në krye të Inspektoriatit  Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Urdrhi mban datën 30 korrik. Dallëndyshe Bici do të zërë vendin e Ervin Hoxhës i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm pasi bëri dhe betimin tek presidenti Bajram Begaj. 

Dallëndyshe Bici u vendos në krye të Kadastrës, (Institucioni që bashkoi ALUIZNI-n dhe hipotekën) më 9 mars 2023, pasi kryeministri Rama shkarkoi nga ky post Artan Lamen që e drejtonte që prej marsit të vitit 2019

Lorena Goxhabelli, drejtuesja e re e Kadastrës 

Ndërkohë me largimin e Dallëndyshe Bicit, në krye të Kadastrës vihet Lorena Goxhabelli.

Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.

Ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj.

Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master në ekonomi, me fokus administrimin publik, në periudhën 2009 - 2011.

Në vitet 2014 - 2017 ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor të Zëvendëskryeministrit, e më pas të këshilltarit ligjor të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në muajin maj të vitit 2022.

Në periudhën 2009-2013 ka qenë e angazhuar, si pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, i cili zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE.

Ka qenë gjithashtu pjesë e administratës publike në vitet 2007-2009, fillimisht në Drejtorinë Juridike e më pas në Drejtorinë e Licensave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ka eksperiencë akademike, fillimisht si asistente pedagoge e më pas si pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe e së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucione publike dhe private të arsimit të lartë.

Aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Divizionit Ligjor në Koorporatën e Investimeve Shqiptare.

Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2006.

Fusha e angazhimit: Këshillim ligjor i Ministrit të Mbrojtjes në çështjet e pronësisë për pronën shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dea: 01/08/2024 08:32

    Me pare ka qene drejtor i FRESH....pastaj i KESH dhe tani si ta varet nga Rama si ta kesh....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?