TIRANË- Një ditë pas votimit në parlament, ministrat e rinj u betuan sot (31 korrik 2024) para presidentit Bajram Begaj. Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.
Para Begajt u betuan 3 ministrat e rinj që i shtohen kabinetit ‘Rama’, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.
Edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndryshimet e reja në qeveri u votuan dje në Kuvend mes një situate të tensionuar. Përplasje në distancë qenë të herëpashershme me kryeministrin Edi Rama të rikthyer në Kuvend pas muajsh mungesë.
Pas betimit ata marrin dhe detyrën.