TIRANË- Mes një seance të tensionuar, Kuvendi votoi sot (30 korrik 2024) ndryshimet në qeveri dhe Elisa Spiropalin në krye të Parlamentit.
Që në minutat e para të seancës së jashtëzakonshme, - të thirrur vetëm pak orë pasi presidenti Bajram Begaj firmosi dekretet - për të votuar 4 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar dhe ndryshimet në drejtimin e Parlamentit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, opozita nisi aksionin duke bllokuar foltoren.
Përplasje në distancë qenë të herëpashershme me kryeministrin Edi Rama të rikthyer në Kuvend pas muajsh mungesë. U desh ndërhyrja e Gardës për të shmangur letrat dhe shishet me ujë që deputetët e opozitës hodhën në drejtim të tij.
Mes kësaj klime të tensionuar, Kuvendi i dha bekimin me votat e socialistëve 4 ministrave të rinj: Petrit Malajt në krye të Financave, Pirro Vëngut në krye të ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Hoxhës ministër i Brendshëm dhe Taulant Ballës ministër i Shtetit për Parlamentin. Pikërisht në votimin për Ballën, opozitës i rrodhën edhe 2 vota nga PDIU, dy deputetët e saj Nusret Avdulla e Gëzim Ademaj bashkuan votat për të vënë Ballën ministër pa portofol.
Edhe votimi më i rëndësishëm i seancës, u bë sërish mes kaosit: Elisa Spiropali u votua Kryetare e Kuvendit në vend të Lindita Nikollës me 75 vota pro dhe 4 kundër.
Sikur t’i kishte paraprirë revoltës së opozitarëve, në fjalën e parë si numri dy i shtetit, Spiropali i shtriu dorën e bashkëpunimit.
Por grupi parlamentar i Partisë Demokratike e refuzoi menjëherë ftesën. Pas seancës Gazment Bardhi tha se njëjtë si Nikolla, edhe Spiropali është në shërbim të kryeministrit, ndërsa ministrat e rinj tha se u emëruan nga krimi. Ministrat e rinj pritet të betohen të mërkurën (31 korrik) para Presidentit Bajram Begaj.
Taulant Balla - Shkarkohet nga posti i Ministrit të Brendshëm - 84 vota pro, 2 kundër, asnjë abstenim
Petrit Malaj - Emërohet Ministër i Financave - 77 pro, 2 abstenim. 14 kundër - Zëvendëson Ervin Mete
Pirro Vengu- Emërohet Ministër i Mbrojtjes - 77 vota pro, 2 abstenim, 13 kundër - Zëvendëson Niko Peleshin
Ervin Hoxha - Emërohet Ministër i Brendshëm - 76 vota pro, 2 abstenim, 11 kundër - Zëvendëson Taulant Ballën
Taulant Balla - Emërohet Ministër Shteti për Parlamentin - 78 vota pro, 9 kundër, asnjë abstenim - Zëvendëson Elisa Spiropalin
Bledi Çuçi - Zgjidhet nënkryetar i kuvendit, 77 vota pro, 9 kundër, 1 abstenim - Zëvendëson Ermonela Felaj.
Kliko Rendi i dites i seances se jashtezakonshme
Përveç deputetit Edi Paloka që vuri këmbët në tryezë gjatë votimit të sotëm në parlament për kryetaren e re të këtij institucioni Elisa Spiropali, edhe deputeti Dashnor Sula nuk e ka pritur si duhet këtë votim.
Sula ka hipur mbi tavolinë dhe duket nga pamja që po thërret ose po këndon.
Ndërkohë deputetë të tjerë opozitar përfshirë, Bardhin, Nokën apo Vokshin kishin bllokuar foltoren dhe nuk lejuan zhvillimin e votimit të fshehtë siç është tradita për zgjedhjen e kryeparlamentares.
Në votimin e fshehtë për zgjedhjen e Elisa Spiropalit si kryeparlamentare, mes 4 votave nga deputetët e opozitës është edhe vota e kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhit. Ai raportohet se nuk ka votuar pasi gjatë momentit të votimit të fshehtë, ka qenë tek foltorja. Me gjasë për Bardhin ka votuar Ori Nebijaj.
Gjatë seancës pati tensione, teksa deputetët e opozitës me Bardhin e Nokën në krye bllokuan foltoren dhe tentuan të bllokonin edhe votimin për Spiropalin.
Fillimisht votimi do kryhej me votë të fshehtë dhe për këtë u vendosën disa kuti votimi, por kjo u pamundësua për shkak të deputetëve opozitarë dhe më tej votimi për Spiropalin u krye elektronikisht nga vendi por i fshehtë. Përveç Bardhit rezulton se kanë votuar edhe dy deputetë të opozitës, nga radhët e PDIU-së.
Deputeti Edi Paloka vendosi të presë votimin për kryeparlamentaren Spiropali në mënyrë të pazakontë në seancë plenare.
Ai ishte ulur në vendin e tij dhe teksa në sallë kishte tensione përgjatë foltores me deputetët Bardhi e Noka, Paloka vendosi këmbët në tavolinën e deputetit dhe po shikonte telefonin.
Një gjest ky aspak i hijshëm për parlamentin dhe një veprim që përdhos këtë institucion ligjvënës.
Megjithatë pamje të tilla janë parë edhe nga presidentë dhe kryeministra, si Barack Obama apo Edi Rama, por këto kanë ndodhur në zyrat e tyre dhe jo në publik e aq më tepër në një institucion ligjvënës teksa pritej të votohej diçka e rëndësishme.
Paloka me këtë veprim tregon se e trajton parlamentin më keq se kafenë e lagjes.
Deputetët socialistë kanë takuar ministrat e rinj, pasi u votuan nga Kuvendi për të marr detyrën.
Ish-ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka takuar pasardhësin e tij Pirro Vengu dhe i ka uruar suksese.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka takuar kryetaren e re të Kuvendit Elisa Spiropali, ndërsa kjo e fundit është takuar vetëm me Taulant Ballën dhe Mirela Kumbaron.
Elisa Spiropali nga sot do të jetë kryetare e Kuvendit duke u ulur në karrigen e lënë bosh nga Lindita Nikolla e cila dha dorëheqjen në seancën e fundit të kësaj legjislature.
“Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetimirë” i tha deputetëve të Opozitës Spiropali në fjalën e saj.
“ Edhe të majtët do më kenë në krah” premtoi ajo.
"Dera e zyrës time do të jetë e hapur në dy kanata për çdo koleg të majtë apo të djathtë' vijoi ajo.
Spiropali i bëri thirrje opozitës “ Të jemi më shumë patriotë e më pak patriakë”
Fjala e plotë e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali:
Mirënjohja është një fjalë që në gjuhën e dikujt që merret me politikë tingëllon si trokitja e një gote kristali fallco; siç tingëllojnë xhanëm të gjitha fjalët kyçe të bashkëjetesës sociale, ku bashkëjetesa politike është territor i mbuluar me re të zeza gjykimesh e paragjykimesh të frikshme.
Po edhe përtej këtij territori, në jetën e përditshme të turrvrapit kapitalist dhe arrivist, mirënjohja ka hyrë në garderobën e kostumeve të kohëve të vjetra, jashtë mode.
Sot, dua të them se mirënjohjen që gjithnjë e kam kuptuar si detyrim për të kthyer më shumë sesa kam marrë, e ndjej si një shtysë për të bërë më shumë sesa kam mundur deri më tani.
Nuk kam drojë të pranoj se jam e prekur si asnjëherë më shumë në jetën time të shkurtër apo të gjatë publike (varet nga këndvështrimi), nga vlerësimi që më blatuat duke më zgjedhur në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Besoj që e di mirë që ky është një ushtrim jashtëzakonisht i vështirë politik, social, qytetar, sa personal aq kolektiv, po në fund jam shumë e qartë që në këtë ushtrim çfarë shkon mirë është e juaja, çfarë shkon keq është e kujtdo që ju ngjisni këtu lart.
Megjithatë kjo nuk më tremb, por vetëm më vetëdijëson dhe më motivon.
Mirwnjohjen ia blatoj të parëve qytetarëve që më sollën këtu në 2017-ën dhe më risollën në 2021-shin, si deputete të Kuvendit të Shqipërisë në këtë sallë, që për mua është maja më e lartë e vendit për një qytetar të vendit.
Mirënjohjen ua kam detyrim sot e gjithmonë, secilit koleg në këtë sallë, dhe kryetarit të kësaj shumice, kryeministrit të vendit, njeriut më të pakënaqur nga vetja e nga ne, që ma besuan mua përgjegjësinë solemne të kryeshërbëtorit të këtij kuvendi, për Shqipërinë e sotme dhe Shqipërinë 2030!
Në këto pak fjalë dhe të kësaj fjale të parë jopolemike në këtë sallë dhe në këtë situatë krejt atipike për mua, duke pasur parasysh tre vitet e këtij mandati qeverisës kaluar në vijën e parë të zjarrit politik këtu, një shkallë më poshtë, dua të falenderoj me zemër zonjën grua që zëvendësova sot.
E dashur Lindita,
Gjatë këtyre tre viteve të para të kësaj legjislature, e drejtove këtë Kuvend më përkushtim, urtësi e durim që më është dukur gjithnjë mbinjerëzor. Deri dje kisha një zili të çuditur për ty, sot kam një zili të sekëlldisur nga krahasimi që do më bëhet me ty.
Do përpiqem modestisht të të ngjaj në përkushtim e urtësi dhe uroj që të të afrohem sadopak në durim.
Të nderuar kolegë të opozitës,
Ju që jeni mësuar të debatoni me mua në këtë sallë e përtej saj, shpesh më ashpër se sa butë, dijeni se do t’ju shoh njësoj përballë po nuk do të më më keni më përballë. Do të më gjeni vullnetmirë në krahun tuaj të djathtë, po njësoj si shokët e kolegët e mi majtas do të më kenë në krahun e tyre të majtë, kurdoqoftë e drejta që ju jep rregullorja dhe fryma e bashkëpunimit do të jenë me ju.
Në fakt – dhe ky është premtim – lutem që të jem thjesht e para mes të barabartëve sa kohë debati, por jo sherrnaja, argumenti i mendjeve, por jo dalja nga mendtë, zjarri i përballjes demokratike, por jo përballja piroteknike, do të jenë emëruesi i përbashkët nën këtë tavan që i ka parë të gjitha dhe ku mblidhemi të gjithë për t’u ballafaquar në emër të të të gjithë atyre që na kanë sjellë këtu.
Këtu nga po ju drejtohem për herë të parë dua të më ndihmoni edhe ju ta mbaj këtë premtim, por dua po ashtu ta dini që sot se nëse do të gjykoj se duhet të ndërhyj si palë nuk do ta bëj nga këtu, po do të zbres pa u stepur poshtë në foltore, si pjesë e pandashme e palës që ka përgjegjësinë në drejtimin e këtij vendi.
E di që forca dhe trysnia e traditës, bindjet e mia të pandryshueshme, të njëjta me ato të shumicës së kësaj salle dhe shpesh krejt të papajtueshme me pakicën e saj, janë një peshë nga e cila vështirë se mund të ndahem dhe në fakt, as nuk dëshiroj të ndahem, por dua të besoj se askush në këtë sallë nuk do të ma kursejë ndihmën për të qenë thjesht e parë mes të barabartëve dhe për ta kryer detyrën me paanësinë e palëkundshmërinë që kjo detyrë e lartë kërkon.
Ndër ju kolegë të shumicës besoj se e dini vetë që për ta bërë si duhet këtë detyrë që më zgjodhët të bëj, unë nuk do të jem me ju si gjithnjë gjermësot brenda këtyre mureve, kur opozita të jetë në të drejtën e saj që mund të mos jetë e drejtë në këndvështrimin tuaj.
Rritja e përgjegjshmërisë, produktivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit përpara qytetarëve, mbikqyrja dhe kontrolli parlamentar në ndarjen e pushteteve, do të jenë prioritet i Kuvendit; gjithëkush është i ftuar të japë kontributin e tij dhe kontributi i gjithkujt ka një ftesë të hapur për t’u ushtruar në përditshmërinë e këtij institucioni kushtetues.
Të nderuar kolegë,
Me lejoni të ndaj me ju një ndjesi të brendshme që është sa politike, po aq edhe njerëzore.
Ndjehem e përulur, por jo e shtypur nga pesha e besimit që m’u dha, nga rëndësia e sprovës që duhet të përball dhe nga solemniteti i asaj çka duhet të ndodhë në këto muaj që po vrapojnë drejt ndeshjes së ardhshme elektorale.
Dera e zyrës sime do të jetë e hapur në dy kanata për cilindo nga kolegët, të majtë e të djathtë që do të trokasin në të.
Do të jetë e hapur për ujë e kafe, për qetësi dhe durim; do të jetë një hapësirë lirie për debatin e nevojshëm për përgatitjen e seancave dhe për garantimin e gjithë kushteve të nevojshme për ushtrimin e detyrës së deputetit.
Sa më shumë debat në zyrë sy më sy, aq më pak sherr në sallë, sa më shumë bashkëpunim paraprak, aq më pak kacafytje të panevojshme në syrin e publikut që është neveritur së dëgjuari palokomunikimet me gishta në vesh.
Kush flet qetësisht, dëgjohet më shumë, ashtu siç shkon më larg e më lart ai që ecën më ngadalë e më shtruar. Kjo nuk është këshillë, kjo është filozofia që forcën e saj e gjen tek argumenti dhe shmang forcën si argument të vetëm.
E patolerueshme është dhuna në të gjitha llojet dhe fytyrat e saj të shëmtuara.
Fjalët që fyejnë dhe frazat që vrasin do të trajtohen nga unë vetëm me gërmën e rregullores së Kuvendit. Nëse do të gjejmë mirëkuptim në këtë pikë, nuk kam asnjë dyshim që nuk do të ketë pikë e presje tjetër që do të na ndajë nga mënyrat e ndryshme me të cilat ne, të majtë e të djathtë, gjykojmë se kryejmë detyrën tonë.
Të nderuar kolegë,
Besoj se pavarësisht ndarjeve thelbësore që kemi demonstruar me njëri-tjetrit, pavarësisht papajtueshmërive shpesh tmerrësisht ekstreme, besoj se përtej tyre, secili nga ne bashkëndan bindjen se vetëm nxitja e reformave për të ecur përpara për të shmangur stanjacionin, e për më shumë, edhe prapakthimet e padëshiruara, fuqizimi i institucioneve të pavarura, në radhë të parë atyre të sistemit të drejtësisë, pavarësia e degëve të qeverisjes dhe rritja e përgjegjshmërisë së tyre përpara qytetarëve, konsolidimi i vlerave të institucioneve demokratike, transparenca e qeverisjes, e veprimtarisë parlamentare; së bashku dhe veç e veç si mjete të pazëvendësushme për përshpejtimin e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe shndërrimin e Shqipërisë në Evropën e Ballkanit, do të jetë harta dhe yllësia jonë dhe orientimi ynë i vetëm.
Le të tregojmë se jemi ligjvënës e patriotë të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike. Le të mos e konsiderojmë bashkëpunimin as dobësi dhe as imponim, por një instikt të brendshëm të veprimtarisë së çdo deputeti dhe standart të procesit parlamentar.
Unë do të jem e përkushtuar që Kuvendi të ushtrojë lidershipin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëpërmjet garantimit të legjitimitetit demokratik dhe gjithëpërfshirjes.
Diplomacia parlamentare do të jetë në shërbim të Shqipërisë europiane. Shqipëria europiane do të jetë fari prej nga do të orientohet Kuvendi i Shqipërisë dhe secili prej nesh.
Nuk ju ftoj, por ju lus të gjithëve: Le të jemi të gjithë së bashku më shumë patriotë dhe më pak partiakë!
Nesër, kur pasionet e luftës së paprerë politike të ditës të jenë fashuar dhe fashitur, besoj se secili do të gjejë një vijë ndarjeje mes atyre që do të sillen si shqiptarë patriotë dhe atyre që nuk mundën të ngrihen në këtë lartësi të ndërgjegjes kombëtare.
Edhe njëherë, ju faleminderit të gjithëve dhe premtoj se do të jap pa kursyer më të mirën në ushtrimin e kësaj detyrë të lartë që më besuat.
Mirënjohje gjithmonë! Na priftë e mbara ne sesionin tjetër!
Deputetja e opozitës Andia Ulliri foli për mediat pas mbarimit të seancë së sotme plenare ku u miratuan ministrat e rinj dhe kryetarja e re e parlamentit. Ulliri rrëfue dhe bisedën me kryeministrin në seancë plenare ku ngriti para tij shqetësimin e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës pas ndërtimit të aksit Thumanë Kashar.
'Ne protestojmë në Thumanë Kashar, qeveria nuk ka garantuar hyrje dalje për banorët. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve, 85 mijë banorë të Krujë, Fushë Krujës që nuk kanë hyrje dalje. Kanë protestuar në 2 vite, kam qenë me banorët e Bërxullës. Nuk ka patur përgjigje nga ARRSH pse është bërë devijimi i rrugës. Vendosa të adresoj kryeministrit shqetësimin dhe nuk kishte asnjë përgjigje dhe më referoi tek institucionet që nuk kanë kthyer asnjë përgjigje jo vetëm mua. Kryeministri mendon se po të më adresoj tek ministria e Infrastrukturës mund të marrim përgjigje për diçka që e kanë detyrim ligjor, që banorët janë në rrugë. Jo vetëm që ka patur reagime nga policia duke i marrë gjatë natës banorët për ti çuar në komisariat. I bëj thirrje policisë të heq dorë nga dhuna. Është penalizimi jo vetëm për banorët e Krujë, Fushë Krujës por edhe për gjithë banorët e veriut. Si mundem unë një banore Niklës të hyj në Thumanë Kashar.'
Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin në një prononcim për media, pas përfundimit të seancës së sotme në Kuvendi, teksa foli për emërimet e ministrave të rinj, ai tha se ata janë të diktuar nga krimi i organizuar.
Bardhi u shpreh se nuk ka rëndësi se kush emërohet në krye të Kuvendit, pasi sipas tij Kuvendi drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
“Nga sot krimi i organizuar është edhe më i fuqishëm në qeverisje. 3 emërimet e reja anë kabinetin qeveritar, janë individë anonimë, dhe të diktuar nga krimi i organizuar edhe vet kryetari i ri i grupit e tha se nuk e njihte ministrin e ri të financave, por s’ka rëndësi nëse i njohin kolegët, por ata i njeh krimi i organizuar. Për ne nuk bënë asnjë dallim kush është në krye të kuvendit është Nikolla apo Spiropali, pasi ato janë të dyja njësoj, për ne në krye të Kuvendit është Rama. Pra, nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit, sepse Rama është ai që kontrollon Kuvendin”, tha ai.
Lidhur me ftesën e Spiropalit, e cila tha se opozita nuk do ta ketë atë përballë por në krah, Bardhi tha se sa herë që do të duhet opozita do të jetë në Kuvend.
"Ata i kanë zyrat e shtetit për të pirë kafe e ujë, sa herë në rrugë insitucionale duhet të jemi në istutucione, do jemi aty, për ne s' ka asnjë dallim mes Nikollës e Spiropalit, presidenca, apo kuvendi kanë një titular, ai është Edi Rama, e patë edhe sot besoj brenda 24 orësh dekret dhe seancë duke i trajtuar si kartona", tha ai.
Dy ministrat e rinj, Pirro Vengu, i cili u emërua Minsitër i Mbrojtjes dhe Ervin Hoxha janë parë duke biseduar së bashku pas marrjes zyrtarisht të detyrës dhe votëbesimit në Parlament.
Pirro Vengu, u emërua Ministër i Mbrojtjes duke zëvendësuar Niko Peleshin, ndërsa Ervin Hoxha, u emërua Ministër i Brendshëm dhe zëvendësoi Taulant Ballën.
Gjatë fjalës së kryetares së re të parlamentit Elisa Spiropali, deputetë të opozitës bllokuan foltoren dhe po kontestonin zgjedhjen e Spiropalit që u bë me votim elektronik të fshehtë.
Ndërkohë deputetja Albana Vokshi nga foltorja ku ndodhej së bashku me deputetët e tjerë hodhi shishe me ujë në drejtim të kryeministri Rama. Në një moment gardisti ia arriti ta devijonte.
Seanca në Kuvend po zhvillohet mes kaosit dhe debateve. Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë 'futi ndonjë vizë'.
Ndërkohë, deputetja e PD Albana Vokshi ka hedhur letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Bardhi: A është Olsi në sallë?
Bardhi-Rames: Futi një vizë aty
Bardhi-Ramës: A ta ka sjell Gysi vizën e kokainës? Se ministrat ti zëvendësoi
Ndërkohë që bëheshin përgatitjet për vendosjen e kutive për votimin e fshehtë për kryetaren e re të parlamentit Eliza Spiropali, kryeministri Rama shkoi dhe u ul në vendin e deputetëve.
Sakaq, iu afrua Ramës, deputetja e opozitës Andia Ulliri dhe është parë duke diskutuar me Ramën për disa çaste.
Në dorë ajo mbante dhe një pankartë. Ulliri mësohet se ka folur me Ramën lidhur me aksin Thumanë Kashar, teksa edhe UIliri ka marrë pjesë në protestat e banorëve të zonës.
Dy deputetë të PDIU-së, kanë tradhtuar opozitën në votimin e seancës së sotme për ministrat e rinj. Për miratimin e ministrave të rinj, Pirro Vëngu, Ervin Hoxha dhe Petrit Malaj dy deputetët e PDIU-së abstenuan.
Ndërsa për zgjedhjen e Taulant Ballës votuan pro zgjedhjes së tij si ministëri i ri për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes, 77 pro, 2 abstenim- deputetet e PDIU, 13 kunder
Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm, 76 pro, 2 abstenim -deputetet e PDIU, 11 kundër
Taulant Balla, Ministër për marrëdhëniet me parlamentin, 78 pro, mes të cilëve edhe dy deputetët e PDIU 9 kundër
Petrit Malaj, Ministër i Financave, 77 pro, 2 abstenim-deputetët e PDIu, 14 kundër
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi me nisjen e seancës plenare për miratimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj, u përjashtua nga seanca. Ai pati edhe një debat me kryeparlamentaren Nikolla, madje e akuzoi se gënjeu kur tha se ishte sëmurë prandaj hoqi dorë nga detyra.
Bardhi me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe pati tensione teksa i drejtoheshin Nikollës.
Ndërkohë me herët nga vendi, Bardhi u drejtua me tone të ashpra ndaj Nikollës në nisje te seancës, që kryeministri Rama është hajdut dhe mafioz. Më tej iu afrua foltores me deputetët e tjerë.
Pjesë nga debati:
Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!
Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve kuvendin, the jam sëmurë. Të shkarkoi si leckë.
Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.
Bardhi: Tju vijë turp.
Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.
Pritet të nis seanca e sotme plenare, e cila do të ketë në rendin e ditës dekretimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar Rama.
Ndërkohë në parlament tashmë kanë mbërritur ministrat e rinj që do të betohen. I pari ka qenë Ervin Hoxha, i emëruar nga Rama si ministër i brendshëm që do të marrë vendin e Taulant Ballës.
Më tej zbriti nga makina, ministri i ri i Financave, Petrit Malaj dhe më tej u paraqit edhe ministri i ri i Mbrojtjes Pirro Vëngu.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar që ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Ministrave të bëhen përmes një debati parlamentar. Në kërkesën zyrtare të drejtuar Kuvendit, Bardhi shkruan se “Përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë rast, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura.”.
Grupi Parlamentar i PD kërkon që debati të zhvillohet në një kohë prej 6 orësh. “Duke qenë se jemi përpara ndryshimit të përbërjes së Këshillit të Ministrave, që nënkupton një përbërje të re të tij, në përputhje me nenet 12, 46, 48 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit që ndryshojnë përbërjen e Këshillit të Ministrave t’i nënshtrohen debatit parlamentar, prej 6 orësh, të ndarë në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare.” - shkruhet në kërkesën zyrtare të Grupit Parlamentar të PD.
PS + PD + LESHELI HAJDUTÈRI (LSI) = BANDA KRIMINALE , NARCO-TRAFIKANTÈ NDÈRKOMBÈTARÈ KOKAINE , KONTRABANDISTÈ , EVAZIONISTÈ FISKALÈ , HAJDUTË , GRABITQARÈ , PLAÇKITÈS , DOBIÇA të KORRUPTUAR , FUNDÈRRINA të PËSHTIRA !!!!! VDEKJE e kètyre 3 MONSTRAVE me Logo Partiçkaah dhe MOS i gèzofshin KURRÈ MILIONAT qè ju kanè GRABITUR SHQIPTARÉVE !!! KA ardhur koha që SHQIPTARÈT të VOTOJNË në masë ARLIND ❤️ QORIN ❤️ e NDERUAR ????????????????⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️????????????????????????????????????????????????
PërgjigjuO Dash Sula, po ta kesh me vete pistoleten loder. Te lutem hiqja thepin!
PërgjigjuDeputetet e opozitës kembet mbi tavolina,mos u cuditni kur ti shihni duke bere shurrën ne parlament
PërgjigjuO Mara o debile e ler un Profesor Doktor Rexhep Bule Leka jetoi nē Gjermani e flas 7 gjuh tē huaja. Kam qen kampjon apsolut nē mundje e mē njef gjith Shqipria. Po ty kush tē njef apo tē njef shefi jot qē tē jep lavorare pēr tē pastruar wc. Prandaj mo shiko emrat e mos u tall me emrat se dhe ti si ke emrin je e " MAR"
Përgjigjushqiperia digjet,kto tallin menderen neper kuvende :)
PërgjigjuVetëm ata kanë mbet tek azili pleqve i quajtur "Shqipëria 2030" e bëjnë pazar si të duan
PërgjigjuFito zgjedhjet e zgjidhe ti qeverine e re
PërgjigjuHajd Edi Rama se tē ka ardh shanci se ske fare opozit. Se po tē kishe opozit tamam do ishe ti nē opozit nja 20 vjet.
Përgjigjupo ti mara pse ke ik ne itali kur te qenka bere shqipria fushe me lule ke ik nga qejfi shko pastro halet e botes e mos u kthefshi me se po te ishe mire nuk do ikje kurre , injorant njerez ngelet duke i bo fresk qeverise ordinera mos e bvofshit piken e hajrit .
O hajdar si ke emri je edhe nga trute, po kjo opozite ishte ne pushtet ,çfar beri ? Nje shkaterim total te Shqiperise ,ndersa Rama ka 10 vite dhe e ndryshoi Shqiperine .Si ju flasin idiotet e Shqiperise .