‘Ministrat e rinj janë të diktuar nga krimi i organizuar’, Gazment Bardhi: S’ka dallim Nikolla apo Spiropali! Në krye të Kuvendit është Rama

30 Korrik, 18:20| Përditesimi: 30 Korrik, 19:10

  • Share

 

Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin në një prononcim për media, pas përfundimit të seancës së sotme në Kuvendi, teksa foli për emërimet e ministrave të rinj, ai tha se ata janë të diktuar nga krimi i organizuar.

Bardhi u shpreh se nuk ka rëndësi se kush emërohet në krye të Kuvendit, pasi sipas tij Kuvendi drejtohet nga kryeministri Edi Rama.  

“Nga sot krimi i organizuar është edhe më i fuqishëm në qeverisje. 3 emërimet e reja anë kabinetin qeveritar, janë individë anonimë, dhe të diktuar nga krimi i organizuar edhe vet kryetari i ri i grupit e tha se nuk e njihte ministrin e ri të financave, por s’ka rëndësi nëse i njohin kolegët, por ata i njeh krimi i organizuar.  Për ne nuk bënë asnjë dallim kush është në krye të kuvendit është Nikolla apo Spiropali, pasi ato janë të dyja njësoj, për ne në krye të Kuvendit është Rama. Pra, nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit, sepse Rama është ai që kontrollon Kuvendin”, tha ai.

Lidhur me ftesën e Spiropalit, e cila tha se opozita nuk do ta ketë atë përballë por në krah, Bardhi tha se sa herë që do të duhet opozita do të jetë në Kuvend.

"Ata i kanë zyrat e shtetit për të pirë kafe e ujë, sa herë në rrugë insitucionale duhet të jemi në istutucione, do jemi aty, për ne s' ka asnjë dallim mes Nikollës e Spiropalit, presidenca, apo kuvendi kanë një titular, ai është Edi Rama, e patë edhe sot besoj brenda 24 orësh dekret dhe seancë duke  i trajtuar si kartona", tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?