Emërimi i Bledi Çuçit si ministër i ri i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj, për zv.ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi është një zgjedhje surprizë por e goditur e Ramës. Si një ish ministër i Brendshëm, Koçi tha në emisionin "Repolitix" se Bledi Çuçi i plotëson të dy dimension edhe atë politik edhe atë teknik dhe është person që ka kontribute në PS.
"Ndër emrat që diskutoheshin në publik nuk ishte përmendur ndonjëherë Bledi Çuçi dhe në këtë kuptim mund të quhet një lloj surprize. Nëse vijmë tek formati i politikanit që është propozuar për ministër i Brendshëm është një figurë politike e lartë në PS por dhe figura teknike, ku është marrë me reformën territoriale, në shumë aspekte juridike të fushatave zgjedhore dhe propozimeve të ndryshme që ka bërë PS dhe një aktor kryesor në kontributet në parti. Çuçi i ka të dy dimensionet edhe politike dhe teknike. Kështu që ata që debatojnë se një ministër duhet të jetë politik apo teknik, Çuçi i ka të dyja. Për mua është një gjetje e goditur", tha Koçi.
Ndërsa për analistin Ergys Mërtiri përtej dimensionit politik e teknik të Bledi Çuçit, ai nuk e ka profilin e një ministri të Brendshëm, pasi nuk është marrë me botën e krimit apo funksionimin e policisë.
"Për mua përtej profilit politik ku nuk është i përfolur si shumë të terë dhe profilit teknik të tij, është thjeshtë një zgjedhje e radhës së Ramës për të shtyrë qeverinë deri në zgjedhje. Ai nuk do të jetë një ministër afatgjatë që do të lërë ndonjë gjurmë aty. Ministri i brendshëm kërkon një profil tjetër, që Çuçi nuk e ka. Duhet të jesh marrë me botën e krimit, si funksionon policia dhe ministrat e Brendshëm kanë qenë të përgatitur për këtë, ndërsa Çuçi jo", tha Mërtiri.
Z. Cuci ka nje dicka shume te mire. E njeh friken. Si njohes shume i mire i frikes, jam i sigurte qe nuk do beje ndonje gje te cuditshme neser dhe per sa kohe te zgjase protesta. Shpresoj qe mos te kopjoje Lul Bashen e 21 Janarit ose Sander leshin dhe ardi veliun. Do ishte zhgenjyese nese burgosen te gjithe ish mistrat e brendshem qe ende jane gjalle, duke filluar qe pas luftes. Do merret ligji dhe gjykatat perkatese me speciet e Rucit, leshit veliut etj. sapo edi te ndryshoje pune…nga km ne burgaxhi.
PërgjigjuAnalista b.. q.ra te PDse!keto maskarej duan Nard Noken i pa shkolle minister Shendetsie!Nulgomar Ndoken,minister rendit.po si nuk folen nje here persemari pa kundershtime mo amamonketo legener,siç duket kerkojne Lul vrasesin per minister te brenshem,vend i premtuar nga Rama mbas 25 prillit.
PërgjigjuGjykimi i zotit Koci eshte racional,megjithse cdo njeri cfaq mendimin e tij per minustrin e mbrendeshem ,por te drejten e emrimit e ka vetem kryeminisyri.Per mua xo ishte zgjedhje e duhur vet zoti Koci .Degjova nje fare Mertiri qe thuhet eshte analist kyr thit se ne kohen e zotit Koci kur ishte minister nuk ka pas probleme me rendin.Je i vogel ,per te gjykuar pir ne ate koge ishim mbas 97 dhe akoma bandat kishin fuqi dhe zoti Koci tregou se ishte manaxher i shkekqyer.
PërgjigjuErgysi,analist ë?Ergysi te blej sapun dhe shampo te lahet njehere,pastaj te dale ne tv.
PërgjigjuSI E MERRNI NE STUDIO KETE SHEMTIREN SI NE FYTYRE ASHTU DHE NE SHPIRT,,,KETE MERTIRIN,,,NJERI ME TE SHEMTUAR SE MERTIRI NUK ME KANE ZENE SYTE NE TIRANE,,,EDHE GOMARI duket bratt pitt para mertirit,,mod e merrni me ne emisione se ju ul audiencen...
Përgjigju