Emigrantët kthehen në atdhe për festa, në 5 ditët e fundit 20 mijë pasagjerë kanë mbërritur në Portin e Durrësit, 3 mijë nga i Vlorës

27 Dhjetor 2022, 09:56| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 13:16

  • Share

Si çdo vit, shumica e emigrantëve zgjedhin që Vitin e Ri ta festojnë pranë familjeve në atdhe. Ditën e sotme ka pasur fluks në Portin e Vlorës, ku kanë mbërritur rreth 800 persona me dy tragete nga Italia.

Prej katër ditësh kur edhe ka nis fluksi mësohet nga autoritet portuale se është rreth 3 mijë numri i personave të mbërritur. Sipas shefit të përpunimit të trageteve në port, Festim Skëndaj fluksi pritet të vijoje edhe në ditët e ardhshme referuar edhe prenotimeve. Sipas Skëndaj numri është më i lartë, rreth dyfishi i të njëjtës periudhë të një viti më parë.     

“Sot kanë mbërritur rreth 800 pasagjerë me dy tragetet e linjës, me rreth 120 mjete. Dje vazhdon se fluksi kështu ka qenë. Në datën 25 që ka qenë festa e Krishtlindjes, ka qenë dita me fluksin më të madh. Kanë mbërritur rreth 150 pasagjerë. Shpresojmë që të vazhdojë fluksi deri me datën 31 se për gjithmonë për Vit të Ri bashkatdhetarët zgjedhin ta festojnë në vendlindje. Janë marrë masat për pritjen e pasagjerëve, siç e shihni nuk ka vonesa. Nga fundjava janë rreth 3 mijë mbërritje, 500 janë larguar. Vjet ka qenë situatë tjetër, sivjet ka më tepër lëvizje”, tha ai.                        

Emigrantët thonë për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili se kanë ardhur për të kaluar festat me të afërmit.

Kemi ardhur për Vitin e RI. Për të takuar nënën dhe gjyshin. Nga Lecce.

Për festat e fundvitit.

Vi çdo fundvit. I uroj të gjithë shqiptarët kudo ku janë të kenë fat e mbarësi”, u shprehën emigrantët.

Aktualisht në Portin e Vlorës për të evituar radhët janë shtuar sportelet teksa punohet me 8 sportele. Situata edhe në vijim pritet të regjistrojë sërish fluks lëvizjesh.

Ora 13:12
Festat e fundvitit, në 5 ditët e fundit janë kthyer në atdhe 20 mijë emigrantë nga Porti i Durrësit

1672143210_Screenshot1.jpg

Rreth 20 mijë emigrantë janë futur në Portin e Durrësit në 5 ditët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet e ditur se tragetet po operojnë me lundrime dyfishe, vajtje-ardhje brenda ditës, me qëllim përballimin e fluksit që aktualisht është i përqendruar në hyrjen e qytetarëve për në vendin tonë. Policia kufitare po operon me kapacitet të plotë, duke vënë ne funksion 26 sportele, 16 për qytetarët dhe 10 për mjetet e kamionët. Që prej datës 22 dhjetor në portin e Durrësit ankorohen 5 tragete në 24 orë, ndërsa edhe dita e sotme paraqitet e ngarkuar. Krahas udhëtarëve nga data 22-25 dhjetor janë përpunuar dhe 3, 950 mjete.

Ora 10:03
Festat e fundvitit, mbi 4 mijë emigrant futen në Shqipëri nga Kapshtica, mbi 2 mijë nga Qafë Thana

1671884299_finalprojekt.00084312.Still003.jpg

Ditën e djeshme në vendin tonë janë futur 4056 emigrantë nga pika kufitare e Kapshticës dhe kanë dalë 2848. Ndërkohë nga pika kufitare e Qafë Thanës kanë hyrë 2575 dhe kanë dalë 1774 shtetas. Fluksi i emigrantëve vjen me rastin e festave të fundvitit, të cilët zgjedhin t’i kalojnë në atdhe.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?