Kapshticë/ Emigrantët 4 orë pritje për të hyrë në Shqipëri, pala greke me sportele të reduktuara! Qytetarët thirrje Ramës të ndërhyjë

23 Dhjetor 2023, 09:30| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 09:05

  • Share

Rikthehen radhët në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Në Kapshticë pararaditen e sotme radha e automjeteve në tokën greke që duan të hyjnë në Shqipëri ka shkuar në 3 km.

Qytetarët thonë se pala greke ka punuar me sportele të reduktuara duke krijuar pritje disa orëshe të emigrantëve që janë nisur për të ardhur në atdhe të kalojnë pushimet. Pritjet bëhen edhe më të vështira kur janë me fëmijë

"Vijmë nga Selaniku. Nuk punojnë të gjithë sportelet, 2 - 3 punojnë. Ne jemi pa kalamaj dhe e kaluam me të qeshur por ata që janë në makina me kalamaj. Greku është problemi. Janë mbi 1 mijë makina prapa’ thotë një qytetare me bashkëshortin e saj të cilët po vijnë në Shqipëri për festat e fundvitit. 

Në zonën neutrale nuk evidentohen rradhë dhe pritje pasi dogana shqiptare ka rritur numrin e sporteleve dhe maksimalisht në pikun e fluksit, pritjet janë më pak se 20 minuta.

Një qytetar e lidh këtë vonesë me politikën dhe 'ftohjen e marrëdhënieve Tiranë - Athinë pas arrestimit të Belerit. 

I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama. Arsyeja është puna e Belerit. Nuk punojnë fare doganat. Vjet mbaj mend hapën dhe krahun tjetër sivet e bëjnë nga inati, çështje politike" thotë qytetari.

Situatë e ngjashme është dhe në doganën e Qafë Thanës ku autoritetet maqedonase kanë ulur numrin e kontrollorëve, situatë që është bërë shkak për pritje të gjata.

Po kështu për bizneset, Administrata Doganore Shqiptare po punon 24 orë në ditë, pa pushim për të mos krijuar vonesa në kalimin e mallrave. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me të gjithë kryetarët e  Degëve Doganore ku kërkoi angazhim të shtuar gjatë kësaj periudhe festash.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes një reagimi në Facebook informon se ka komunikuar me homologët e Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar.

Fluski

Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5518 shtetas dhe kanë dalë 2185. Në Qafë-Thanë kanë hyrë 2145 shtetas dhe kanë dalë 2512. Sot dhe nesër pritet fluks sidomos në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Për të përballuar fluksin pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Numri i sporteleve alternohet në varësi të fluksit.

Ora 16:14
Radhë në pikën kufitare të Qafës Thanës, mungesa nga pala maqedonase! Qytetarët: Do durojmë, s’kemi ç’bëjmë

 

Në pikën kufitare të Qafë Thanës vijon ende të ketë radhë, ndërsa qytetarët po presin nëpër makina të futen në Shqipëri. Shkak për vonesë është bërë vonesa nga pala maqedonase, pasi po punohet me staf të reduktuar. Pritja e qytetarëve zgjat nga 1 orë deri në 1 orë e 30 min.

“Kemi goxha. Unë sot po vi, ca të bëjmë, do durojmë. Fundjava ka më shumë. Jam nga Pogradeci.

Kam gjysmë ore. Thash mos e kanë lehtësuar pak, por akoma më keq. Nuk rregullohet gjë. Ata që duhet me i kap nuk i kapin, ne në rrugën tonë ja”, thonë qytetarët për Report Tv.

Ndryshe nga Kapshtica që më së shumti ka shtetas shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi dhe kthehen për festa nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës më së shumti janë qytetarë nga juglindja dhe jo vetëm që shkojnë bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut dhe kthehen brenda ditës.

Ora 13:20
Fluksi në pikat kufitare/ Balla: Po e monitorojmë, i telefonon homologut grek dhe atij të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes një reagimi në facebook infomon se ka komunikuar me homologët e Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar.

Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve. Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht. Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar. Nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por vijojmë të ndjekim dhe aty flukset.

Ora 13:02
Pritje 3 - 4 orë për të hyrë në atdhe nga Kapshtica, Qytetari: Na e bën greku për shkak të 'Belerit'

 

 

Në Kapshticë pararaditen e sotme radha e automjeteve që duan të hyjnë në Shqipëri ka shkuar në 3 km pasi pala greke punon me sportele të reduktuara.

Disa qytetarë e quajnë ‘hakmarrje’ e Greqisë për çështjen Beleri. Athina zyrtare kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës të lejohet të bëjë betimin por Tirana zyrtare thotë se çështja e Fredi Belerit është në dorë të drejtësisë dhe i takon asaj të lirojë apo jo nga masa e arrestit burg ku ndodhet prej 12 majit 2023 i arrestuar për blerje votash.

“Vijmë nga Selaniku e kemi 4 – 5 orë në doganë greku. I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama. Arsyeja është puna e Belerit. Nuk punojnë fare doganat. Vjet mbaj mend hapën dhe krahun tjetër sivet e bëjnë nga inati, çështje politike. Është e vështirë se kam dhe fëmijët në makinë. Radha shkon deri në 2 km, ka shumë makina” thotë një qytetar i cili me familjen e tij po kthehet për në Elbasan

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grqia: 24/12/2023 05:22

    Bejleri në burg duan apo s'duan armiqtë tanë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?