Fluksi në pikat kufitare/ Balla: Po e monitorojmë, i telefonon homologut grek dhe atij të Maqedonisë së Veriut

23 Dhjetor 2023, 13:20| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 13:21

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes një reagimi në facebook infomon se ka komunikuar me homologët e Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar.

Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve. Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht. Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar. Nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por vijojmë të ndjekim dhe aty flukset.


Lajmi kryesor:

Kapshticë/ Emigrantët 4 orë pritje për të hyrë në Shqipëri, pala greke me sportele të reduktuara! Qytetarët thirrje Ramës të ndërhyjë


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?