Sociale

Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës

24 Dhjetor, 16:12| Përditesimi: 24 Dhjetor, 16:30

  • Share

Porti i Vlorës ka regjistruar kete te martë fluks pasagjerësh. Rreth 1014 emigrantë dhe turistë me 200 mjete kane mberritur me tragetin e linjës Brindisi- Vlore. Fluksi ka nisur prej dites se diel dhe pritet te vijoj deri ne ditët e fundit të vitit.

Festim Skëndaj Shef i përpunimit të trageteve konfirmon se aktualisht po operohet vetëm me një traget, i cili kryen dy lundrime në ditë, pasi trageti tjetër ka patur probleme në Brindisi.

“Numri i pasgjerëve është i njëjtë me vitin e kaluar. Në port kemi vështirësi për shkak se po bëhen punime por e kemi përballuar fluksin deri më tani”, tha Skëndaj.

Ndërkohë vete qytetarët shqiptarë që pre vitesh jetojnë dhe punojnë ne Itali kanë zgjedhur që krishlindjet dhe Vitin e ri 2025 t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre.

Nga e diela në të martë mbi tre mijë pasagjerë kanë hyrë në Portin e Vlorës.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?