Emigrantët vijojnë kthimin në vendet ku jetojnë, fluks në doganat shqiptare (VIDEO)

4 Janar 2020, 09:35| Përditesimi: 4 Janar 2020, 16:57

  • Share

Edhe këtë të shtunë në pikat kufitare të Shqipërisë ka patur një fluks të rënduar që në orët e para të mëngjesit. Kjo ka ardhur si pasojë e kthimeve të mëdha të emigrantëve në vendet e Evropës e më gjerë ku ata jetojnë.

Në Morinë kthimi i emigrantëve kosovarë në vendet e tyre të punës pas kalimit të festave pranë familjeve të tyre në Kosovë ka  krijuar radhë të gjata në doganë. 10 mijë persona me 5 mije automjeteve kanë hyrë në Shqipëri në 48 orët e fundit. Për të shmangur radhët e gjata është vepruar me procedura të përshpejtuara.

E njëjtë situata duket edhe në doganën e Kapshticës ku ditën e djeshme kanë hyrë 3125 persona dhe kanë dalë 5274 të tjerë. Po kështu edhe në doganën e Qafë-Thanës kanë hyrë 3210 persona dhe kanë dalë 3138 te tjerë.

Ndërkohë në Kakavijë nga ora 01:00 deri në 08:00 janë larguar drejt Greqisë 3120 persona me 7 autobuzë, ndërsa kanë ardhur në Shqipëri 890 persona me 8 autobuzë. Radhët e gjata nuk kanë munguar as në Portin e Vlorës, ku 1 800 persona janë larguar në drejtim të Italisë.

Emigrantët që kanë kaluar festat në Shqipëri kanë zgjedhur fundjavën që të kthehen në vendet ku jetojnë. Ndërkohë edhe javën e ardhshme pritet që në doganat kufitare të ketë një fluks të shtuar hyrje-daljesh.

Ora 16:52
5-6 janar, pezullohet kalimi drejt Greqisë i kamionëve në doganën e Kapshticës! Shkak akulli në rrugë

Për dy ditë, nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë. Shkak për këtë është bërë prezenca e akullit në rrugë. Në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të kamionëve që kanë planifikuar që të udhëtojnë drejt Greqisë, ta shtyjë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.

"Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë. Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës", njofton Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 04/01/2020 13:34

    Shpejt skllevërit Jorgo me mani të kthehen tek skllavopronarët e tyre që i fshikullojnë me kamzhik këtu e 30 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?