5-6 janar, pezullohet kalimi drejt Greqisë i kamionëve në doganën e Kapshticës! Shkak akulli në rrugë

4 Janar 2020, 16:52| Përditesimi: 4 Janar 2020, 19:52

  • Share

Për dy ditë, nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë. Shkak për këtë është bërë prezenca e akullit në rrugë. Në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të kamionëve që kanë planifikuar që të udhëtojnë drejt Greqisë, ta shtyjë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.

"Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë. Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës", njofton Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

 


Lajmi kryesor:

Emigrantët vijojnë kthimin në vendet ku jetojnë, fluks në doganat shqiptare (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?