Ilir Meta në takimet me Mattarella dhe Macron

Politikë

Emmanuel Macron i Francës dhe Sergio Mattarella i Italisë urojnë shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim hapjen pa hezitim të negociatave

28 Nëntor 2021, 14:36| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 14:39

  • Share

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe ai i Italisë, Sergio Mattarela kanë uruar Shqipërinë për festën e pavarësisë nëpërmjet mesazheve drejtuar Presidentit Ilir Meta. Të dy krerët e shteteve të mëdha evropiane janë shprehur se mbështesin pa hezitim hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. 

 “Zoti President, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dëshiroj t’ju përcjell gjithë përgëzimet e mia dhe në emër të popullit francez! Dëshiroj që marrëdhëniet tona dypalëshe të vazhdojnë të forcohen, pikërisht në fushën ekonomike, në përputhje me strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor që kam miratuar në vitin 2019! Përfitoj  nga ky rast për të konfirmuar mbështetjen e plotë të Francës ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.  Në këtë kontekst përshëndes përpjekjet e mëdha të Qeverisë dhe të popullit shqiptar për të plotësuar kushtet e përcaktuara nga Këshilli në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të negociatave të aderimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Ashtu si dhe gjatë Samitit të fundit të Brdos, ju siguroj për angazhimin e Francës në realizimin e kësaj konference të parë. Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendit tuaj në mbështetje të plotë të politikës së  jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian dhe më gëzon fakti i bashkëpunimit që do të kemi së shpejti në gjirin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Duke ju përtërirë përgëzimet e mia më të sinqerta, ju lutem të pranoni, Zoti President, sigurinë e konsideratës time të lartë", thuhet në mesazhin e Macron.

Ndërkohë që Mattarella ka nënvizuar në mesazhin e tij se Tiranën dhe Romën i bashkon një marrëdhënie tejet e konsoliduar në rritje të vazhdueshme.

“Kremtimi i Ditës kushtuar Pavarësisë më jep mundësin t’ju përcjell Ju dhe të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj urimet më të përzemërta për një të ardhme të begatë për Republikën e Shqipërisë! Tiranën dhe Romën i bashkon një marrëdhënie tejet e konsoliduar në rritje të vazhdueshme, falë edhe rolit dinamik të komunitetit shqiptar në vendin tonë, si edhe atij italian në Shqipëri. Italia ndan plotësisht aspiratën e ligjshme të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane dhe mbështet me bindje e vendosmëri çeljen pa hezitim të negociatave të anëtarësimit. Marrëdhëniet midis vendeve tona janë shumë të ngushta, edhe në nivel shumëpalësh si rrjedhojë e të qenit pjesë e Aleancës Atlantike dhe bashkëpunimit të nisur në funksion të mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për dyvjeçarin 2022-2023. Me këtë frymë dhe me ndjenja miqësie të sinqertë, ju shpreh dhe njëherë urimet e mia më të përzemërta, Juve dhe popullit shqiptar me rastin e kësaj date të shënuar”, uron Mattarella.


Lajmi kryesor:

109 vjetori i Pavarësisë, presidenti Biden: Shqipëria vend mik, luftoni korrupsionin! I treguat botës mikpritjen me afganët! Uron BE-NATO: Krenarë që jemi krah jush


K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?