Kronikë

EMRAT/ Arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos detyrim paraqitjeje edhe për 5 biznesmenë, mes tyre Fatmir Bektashi e Gentian Sula

10 Shkurt, 15:20| Përditesimi: 10 Shkurt, 17:52

  • Share

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u arrestua kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tenderë të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

Fatmir Bektashi është një emër i njohur jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe për drejtësinë, pasi rezulton i marrë i pandehur për dosjen e aferës Partizani nën akuzë për korrupsion. Bektashi ka në pronësi kompaninë e ndërtimit ‘Kontakt Al’, ortak i kompanisë Homeplan, e cila ndërtoi pallatet në ish-klubin Partizani. 

Shkëlqim Fusha po ashtu është një biznesmen i njohur kryesisht për aktivitetet e tij në industrinë e ndërtimit. Sipas të dhënave nga QKB, Shkëlqim Fusha zotëron 100% të aksioneve të Fusha sh.p.k. Po ashtu, Shoqëria Koncesionare ‘Tirana 4’ është një subjekt i lidhur me kompaninë "Fusha sh.p.k.", ku kjo e fundit zotëron 32.9% të aksioneve. Administratori i kompanisë është Elti Fusha, djali i biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Meriman Palushi është një sipërmarrës i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe energjisë. Ai është themelues dhe pronar i vetëm i kompanisë "PALUSHI" sh.p.k., e cila operon në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin e rrugëve, ndërtesave civile dhe industriale, si dhe prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike.

Edhe Sokol Kryeziu është një biznesmen i përfshirë në sektorin e ndërtimit dhe projekteve infrastrukturore. Sokol Kryeziu është zotërues i kompanisë "GERARD - A" sh.p.k.


Lajmi kryesor:

SPAK arreston kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule! 'Arrest shtëpie' për Ajola Xoxën, 'detyrim me paraqitje' për 5 biznesmenë (EMRAT + VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?