TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është arrestuar sot me vendim të GJKKO-së pasi akuzohet për për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", në 9 raste si dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Në pranga ka përfunduar edhe Elman Abule, përfaqësues i RAMETAL (ish "METALFORM"), i cili bashkë me bashkëshorten konsiderohet mik i afërt i familjes Veliaj.
Ndërkohë është firmosur arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe detyrim me paraqitje për 5 biznesmenë, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha të cilët akuzohen nga SPAK për veprën penale korrupsion aktiv. Ata dyshohet se kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
Arrestimi i Veliajt
Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t'i komunikuar kryetarit të bashkisë vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë 'arrest me burg'. Më pas me makinën e tij Veliaj u shoqërua drejt bllokut të sigurisë, në rrugën Mine Peza" në Tiranë.
Masa arrest shtëpie për Xoxën nuk u ekzekutua menjëherë, pasi ajo ndodhej në Itali për kurim. Pasi u njoh me masën e sigurisë, Xoxa fluturoi nga Roma për në Tiranë mbrëmjen e sotme, 10 shkurt, për të zbatuar masën. Agjentët e BKH e shoqëruan nga Rinasi për në banesë.
Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga Olsi Dado dhe Altin Dumani dhe Erion Bani gjyqtari që firmosi masat e sigurisë. Ndërkohë kryeministri Rama ka anuluar takimet që kishte parashikuar ditën e sotme, 10 shkurt, në Shkodër.
Ajola Xoxa - 'arrest shtëpie' - E paekzekutuar masa
Elman Abule - Biznesmen - arrest me burg - Ekzekutohet masa
Shkëlqim Fusha biznesmen - Detyrim me paraqitje
Gentian Sula, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Meriman Palushi, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Fatmir Bektashi, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Sokol Kryeziu, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Si nisi hetimi?
Akuza e SPAK bazohet mbi kallëzimin e personit anonim, Nesti Angoni. Kallëzimi u dërgua me postë në SPAK. Nisur nga kjo u regjistrua dosja në hetim por nuk ishte regjistruar emri i kryebashkiakut si person nën hetim.
Në dhjetor 2024 Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para agjentëve të BKH-së si person që kishte në lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që kishte nisur dhe hetim pasuror. Edhe familjarët e tij janë marrë në pyetje si persona që kanë dijeni.
Më 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO kontrolle u kryen dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Ols Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij. Ndërsa i është ushtruar kontroll dhe në banesën e vëllait të Erion Velisë.
Akuzat
Veliaj u akuzua sot për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", në 9 raste si dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Ndaj bashkëshortes së tij, SPAK thotë se rëndojnë akuzat korrupsion pasiv, pastrim parash e fshehje pasurie. Ndërkohë të 5 biznesmenët akuzohen nga SPAK për veprën penale korrupsion aktiv. Në hetim, SPAK njofton se ka vënë në hetim edhe një deputete (Klotilda Bushka), që sipas prokurorisë së posaçme ka penguar zbulimin e së vërtetës. Dy prokurorët që hetuan çështjen janë Ols Dado dhe Altin Dumani.
SPAK-u thotë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të.
"Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar 'de jure' dhe 'de facto' nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh" thekson SPAK.
Ky grup personash sipas SPAK, përvec pasurive të paluajtshme që kanë përfituar, kanë gjeneruar të ardhura, të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë informoi sot SPAK.
Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “RAMETAL” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim Elman Abule, kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë" informon SPAK
Ndiqni më poshtë lajmet në zhvillim
Ajola Xoxa është kthyer në Tiranë për të zbatuar masën e sigurisë arrest shtëpie të caktuar ndaj saj me vendim të GJKKO. Bashkëshortja e kryebashkiakut ishte në Itali për kurim dhe pasi është njoftuar për masën e sigurisë të vendosur ndaj saj, Xoxa u kthye në Tiranë me një fluturim nga Roma mbrëmjen e sotme, 10 shkurt.
Shqiptarja.com sjell me video momentin kur Xoxa u fut në makinën e Policisë së Tiranës. Ajo është shoqëruar nga agjentë të BKH, të cilët do të ekzekutojnë edhe masën arrest shtëpie të vendosur ndaj saj.
SPAK e akuzon Xoxën për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehja pasurie.
Ajola Xoxa do kthehet në Shqipëri për të zbatuar masën arrest shtëpie të caktuar ndaj saj, pasi ndodhej në Itali për kurim.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme ndaj Xoxës është firmosur masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Xoxa do niset për Shqipëri me një fluturim të mbrëmjes së sotme.
Lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas hetimit të SPAK, janë vënë nën masa sigurie edhe persona të tjerë.
Një prej tyre është biznesmenti Elman Abule, administrator i Rametal SHPK, i vënë dhe ai në masën e ‘arrestit në burg’. Abule dyshohet nga SPAK për veprën penale të pastrimit të parave.
'Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;', njofton SPAK.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion veliaj rëndojnë dy akuza, korrupsioni dhe pastrim parash.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua sot nga agjentët e BKH, pas një hetimi nga ana e SPAK, pas kallëzimit të personit anonim Nesti Angoni.
Ndërkohë, GJKKO ka caktuar masën e arrestit në shtëpi për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
Report Tv ka sjellë pamjet e momentit të arrestimit të Veliajt para bashkisë dhe mbërritjes në bllokun e sigurisë ‘Mine Peza’.
Gjithashtu gazetari Sokol Dema ka përcjellë dhe pamjet e pranisë së avokatëve të Erion Veliaj pranë bllokut të sigurisë Mine Peza.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u arrestua kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tenderë të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
Fatmir Bektashi është një emër i njohur jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe për drejtësinë, pasi rezulton i marrë i pandehur për dosjen e aferës Partizani nën akuzë për korrupsion. Bektashi ka në pronësi kompaninë e ndërtimit ‘Kontakt Al’, ortak i kompanisë Homeplan, e cila ndërtoi pallatet në ish-klubin Partizani.
Shkëlqim Fusha po ashtu është një biznesmen i njohur kryesisht për aktivitetet e tij në industrinë e ndërtimit. Sipas të dhënave nga QKB, Shkëlqim Fusha zotëron 100% të aksioneve të Fusha sh.p.k. Po ashtu, Shoqëria Koncesionare ‘Tirana 4’ është një subjekt i lidhur me kompaninë "Fusha sh.p.k.", ku kjo e fundit zotëron 32.9% të aksioneve. Administratori i kompanisë është Elti Fusha, djali i biznesmenit Shkëlqim Fusha.
Meriman Palushi është një sipërmarrës i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe energjisë. Ai është themelues dhe pronar i vetëm i kompanisë "PALUSHI" sh.p.k., e cila operon në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin e rrugëve, ndërtesave civile dhe industriale, si dhe prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike.
Edhe Sokol Kryeziu është një biznesmen i përfshirë në sektorin e ndërtimit dhe projekteve infrastrukturore. Sokol Kryeziu është zotërues i kompanisë "GERARD - A" sh.p.k.
Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguar pamjet kur është larguar makina që e ka dërguar te Blloku i Sigurisë te Mine Peza në Tiranë, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Në makinë shihet edhe agjenti i BKH, Hekuran Bregu, i cili e shoqëroi Veliajn tek Blloku i Sigurisë.
Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk është ekzekutuar ende pasi Ajola Xoxa ndodhet jashtë Shqipërisë, për shkak të problemeve shëndetësore.
Pas arrestimit, burime bëjnë me dije se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar te Blloku i Sigurisë te Mine Peza në Tiranë. Me vendim të GJKKO, ndaj kryebashkiakut të Tiranës është caktuar masa arrest me burg, ndërsa për bashkëshorten e tij masa arrest shtëpie.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se se GJKKO ka lëshuar 5 masa sigurie. Tre detyrim me paraqitje. Për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa është firmosur ‘arrest shtëpie’ ndërsa për kryebashkiakun Erion Veliaj, ‘arrest me burg’, informon gazetarja Keti Banushi.
Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron pamjet e shoqërimit të kryebashkiakut Erion Veliaj mesditën e sotme. Veliaj ka qenë në zyrë kur agjentët e BKH-së I kanë komunikuar vendimin e GJKKO-së.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
O u befshi lemsh e ju rente ne koke te gjithe jy qe jeni gezuar kaq shume per kete qe ka ndodhur Nese Velia ka bere zullume le ti paguaj , por te burgoset pa u vertetuar akuzar eshte cmenduri e jo demokratike Berluskoni qe shume gjate i akuzuar, por punen e vazhdoi, Trump ka shume gjyqe te hapura ,por u zgjodh president Si duket disave u vriten syte nga transformimi i Tiranes ne nje qytet i bukur evriopian me punen e Erionit dhe e donte ne burg qe te ece rrugeve i lire S Berisha qe jo vodhi por zhvati Shqiperine me firmat piramidale, e dogji e mbi te gjitha ka vrare te pafajshem,Gerdeci plage e hapur 1997 u grine shqiptaret e qe kur spak burgos kundershtaret e ti eshte I mire , kur godet ate zgerdhin dhembet kunder tyre q te trembur e lene te shije e futin brenda ata qe nuk e kundershtojne e shantazhojne ewe e sollen ne jete Jooooo kjo nuk eshte drejtesi Burgu eshte per fajtoret e jo per te akuzuarit pa u vertetuar akuza ,se i bie qe te akuzojne ete qe se duan apo kundershtarin i bie qe te shkojne te gjithe ne burg Shqiptaret e kane ne natyre qe te llapin per te tjeret por punet e tyre nuk dine ti zgjidhin
PërgjigjuBELINDA,,ESHTE ARRESTUAR,,,LAJMI DEL NESER....NE TV...
PërgjigjuKètè JAVÉ ARRESTOHET edhe Belind Kélliçi pèr KORRUPSION , PASTRIM PARASH , MASHTRIM dhe EVAZION FISKAL !!! Belind Kélliçi HAJDUT dhe GRABITQAR që VJEDH edhe kur është në OPOZITË duke ZHDUKUR PA GJURMË MILIONA EURO të KRIMIT të ORGANIZUAR që e FINANCOI pèr ZGJEDHJET në BASHKINË e Tiranës !! Ka KRYER edhe KRIM pèr MAAHTRIM ( FRAUD ) nē USA dhe né SHQIPÈRI duke MASHTRUAR sikur e kishte mbaruar SHKOLLËN. E MESME , por nè té VÈRTETÈ NUK kishte mbaruar ASGJÉ , pèrveç SHKLLÈS 8 VJEÇARE me NOTAT e ULÈTA 5 apo 5 + !!!!
PërgjigjuQEVERIA RAMA KA RENE TASHME NGA KORRUPSIONI,,,POR DHE PD,,,MOS TA COJE NE MEND,,,,ATA JANE DHE TE KORRUPTUAR-HAJVANE DHE KRIMINELE....
PërgjigjuNisje jave e mire per shqiptaret ... keshtu u hapshin cdo jave ne shqiperi. Qe vidhte si derri e dinin se nuk duhet kallauz per te treguar Tiranen (jo fasadat). I kthyer ne qytet i pabanueshem per shtrensen e mesme. Keta prishin leket e vjedhura si budallej se ju perlqen luksi i shpejte dhe vdesin te jetojne ne nje kaste tjeter(qe egziston ne koken e tyre), a thua se nuk ndajne rrugen perdite me njerezit e tjere, qofte dhe deri ne aeroport. Tja zhysin fiks sic i takon me zullumet qe ka bere, se nuk na vjen keq per ato "projektet" per tiranen qe i "mbeten" pa mbaruar ... na rafte pika per fiqte e pashitur qe do ngelen ne diell e do kalben ...
PërgjigjuO Gjergj o tap topi komplet si ta ha mēndja jote e mbaruar qē SPAKU po tē ket fakte do e fali Edi Ramēn ? ? ? SPAKU ĒSHTĒ aq flliqsir sa se ka shokun nē Bot. Ai areston Erjon Veliajn e lē tē lir Fatmir Mediun e Sali Berishēn komplet me familjen e tij. Po si mendon ti qē SPAKU mban krahun e Edi Ramēs ? Po tē mbante krahun e Edit nuk i arestonte gjysmēn e qeveris. Po ish qeveria e Saliut kan qen ēngjēj o Gjergj Idjoti. Ka qen ēngjēll hunderri Genc Ruli kryehajdut po Gjin Gjoni po Xhelal Mēziu Po Flamuri pa shkop Flamur noka po Jozefina Topalli Po Barsh Spahia me njē fjal jan njē tuf e madhe hajdutēsh tē lir. Pra SPAKU ka bo shum mir qē ka arestuar Erjonin por jo dy Standarte. Ti ku jeton o Gjergj se ke pa Gērdecin ! Se ke pa 21 janarin se ke pa firmat piramidale ske pa ti se si u hapēn depot e armēve e jan vrar me mijra shqiptar. E si thua ti o Gjergj tru peshku pēr kto gjēra ska fai hajduti jot kriminel Saliu ? Pra o Gjergj thiri trurit tat tē mykur mos fol idjotizma. Erjoni po ka vjedhur tē paguaj 1 pēr 1 tē gjitha. Por jo sy peshkaqeni Xen tē shētisi Botēn me lekēt e vjedhura tē shqiptarve. Se ato lek jan dhe tē tuat mor IDJOT. POPULL BUDALLA POPULL GJERGJ.
PërgjigjuNèse çèshtjes sè inceneratorève i shkohet me hetime serioze deri nè fund, Edi Rama nuk shpèton dot. Shihni pamjet televizive qè akoma egzistojnè nè rrjet, kur ky kryeministèr bèn ato xhirot e tij tè famshme tek kantieret e ndèrtimit apo para atij grupi llamarinash pa funksion qè ai e quante incenerator. JA KU E KENI INCENERATORIN,,,thoshte,,,çfarè kèrkojnè ata qè akuzojnè. Eunukèt qè e shoqèronin, ata qè e quajnè "skèndèrbe", tundnin ato kokat e tyre tè mèdha, nè shenjè miratimi pèr ato qè dègjonin. Pse del njè kryeministèr, qè nuk ka asnjè lidhje gjoja me atè super vjedhje multimilionèshe nè euro, dhe bèn avokatin e diçkaje, pèr tè cilèn ai "nuk ka asnjè pèrgjegjèsi". Çfarè e shtyn njè kryeministèr tè gènjejè, dhe tè sajojè njè incenerator,,,QÈ NUK EGZISTON? Dinjiteti i nèpèrkèmbur i shqiptarève, do fillojè tè kthehet nè vènd kur keqbèrèsit si Saliu, Likja por edhe ky "rilindasi" ama,,,tè mos kenè mè shpresè se do i ikin ndèshkimit. Me ato qindra miliona tè vjedhura, qè taksapaguesi do ti shlyejè nè 100 vitet nè vijim, mbahet nè kèmbè sistemi i korrupsionit qè kèta kanè ngritur nè kèmbè, ndaj èshtè edhe me mè shumè rèndèsi, kthimi i gjèsè sè vjedhur. Kèto ushunjza qè zbritèn nè Tiranè me valixhe druri si Saliu dhe Likja apo me ato thonjtè pis siç i thoshte Fatos Nano kètij tè sotmit, dhe sot na bèjnè karshillèk me milionat e vjedhura nga pushteti,,janè varrmihèsit e demokracisè shqiptare, autorèt e kriminalizimit tè saj. Me çfarè i bleu vilat Erion Veliaj? Shitja e fiqve, edhe pse njè punè romantike,,,nuk tè jep njè fitim aq tè majmè saqè tè bleshè vila tek kodra e diellit apo dyqane tek blloku?
PërgjigjuSPAK eshte perseri i korruptuar edhe ne kete arrestim: 1- e shoqja jashte shtetit (vajze e re qe ben biznes kir nuk eshte e semure dhe semuret para se t’i arrestojne te shoqin) (po si ka mundesi kaq te rinj e kaq te semure keta?) 2- ai derdimeni i BKH duhet zhdukur nga BKH sepse me kerkese te Lali Erit nuk i ka vene prangat dhe madje aq i permjerur eshte saqe ndihet ne faj (s’kam ca te bej o lali se kam urdher) dhe ecen edhe me duar ne xhepat e xhupit. Zbatimi i procedures standarde per arrestimet e SPAK = 0 Por kuptohet, eshte marreveshje paraprake nga e cila Eri i Tirones nuk kish si te dilte fare pa u lagur dhe SPAK ben marreveshje per gruan te iki jashte shtetit dhe vete lalin te mos i prangosin dhe ta cojne te Mine Peza me makinen e tij. SKANDAL !!! 3- e treta e verteta: Nesti Angoni eshte sajese e SPAK. Pse? Sepse ne menyre qe lali Erin ta lehtesojne maksimalisht dhe te dali shpejt apo edhe te mos denohet fare, SPAK sajoi denoncimin anonim nga medemek Nesti Angoni ne menyre qe dosja e Erion Veliajt te mos jete e lidhur me dosjen e grupit famekeq te Bashkise se Tiranes e quajtur 5D. Ata te 5D do denohen mire. Por SPAK dhe Rama nuk mund te lene Erin te denohet ashtu si ata. Ndaj dosjet nuk duhen bashkuar. Kjo solli nevojen e sajeses se nje denoncimi anonim nga anonimi Nesti Angoni ne menyre qe Eri te mos jete pjese e denimit tamam si ata te 5D. Si ka mundesi qe nje denoncim anonim ka kaq shume materiale te verteta brenda dhe qe cojne ne nje arrestim te yllit ne ngjitje te politikes se PS? Pra, denoncimi eshte sajese. Materialet e hetimit dhe deshmite e te arrestuarve te dosjes 5D kane nxjerre emrin e Erion Veliajt. Por sic dihet, ne Shqiperi nuk ka mundesi te arrestohen keta politikane te rangjeve kaq te larta. Eshte e njejta doze korrupsioni qe SPAK ka aplikuar edhe per mos-arrestimin e shefit te Interpolit shqiptar dhe shefit te Europolit shqiptar qe nuk kane shkuar te arrestojne ne Zvicer Arben Ahmetajn edhe pse vendndodhja dihet.
PërgjigjuTi qenke nje derr gomari qe se paske shokun,ti do jesh sozia i Alfred Cakos kryetar i gomereve,ai iku ne burge bashk me gruan ky tregon pralla me mbret...zot na ruaj nga gomenjt me 2 kembe...
Ik o gomar, atehere rama sdo qe te arestohet asnje nga Pd? Qeke. Gamor
Po berisha pse nuk eshte ne burg?
PërgjigjuVeliaj besoj se e meriton, por kur sheh Berishen, Mul Noken dhe hajdutet e tjere qe jane te lire, te vjen t'i kapesh me shpulla ata te SPAK-ut. Mbase ka edhe ndonje oligark gati per pranga, ata jane korruptuesit aktiv.
PërgjigjuOre qē kan arestuar Erjon Veliajn kan bēr shum mir po ka faje tē dēnohet. Por aman nga ana e SPAKUT ēshtē maskarallik i pa par tē lēsh Sali Berishēn , Sy peshkaqenin Xen, Fatmir Mediun, Albana Vokshin e shum e shum hajdut tē pa skrupullt ēshtē pisllik i pa par.
PërgjigjuPo ca faji? I kane bere hetim gjith fisit te tij dhe si ka gjet nje qindarke, tani po e fusin ne burg me letra anonime. Kryetari i bashkise nuk merret me tendera, nuk eshte puna e tij fare. Erioni ka punuar fort per Tiranen dhe e ka bere qytet evropian. Rama skuthi te haj mjalt tani per SPAK qe nuk gjen dot prova per te vrare ne bulevarde e ne Gerdec.
me sa duket edi rama ka hall sa te fitoje zgjedhjet,,,pastaj i liron te gjithe,,,beqen,,veliajn,,saliun,meten,,,,te gjithe,,,sic beri dhe me tahirin,,,dhe pastaj fillon e na vjedh prape ne veliajt e rinj qe do vihen....prandaj ASNJE VOTE ME PER RAMEN ,,SALIUN,METEN,,,SE KETA JANE NJE PER TE NA VJEDHUR NEVE...VOTAT VETEM PER ARLIND QORRIN ,,DHE SHABANIT...
PërgjigjuSkandal, arrestojne Veliajn qe ka ber Tiranen qytetin me te preferuar per turistet, dhe ky SPAKU le te lir berishen dhe mediun qe vran e vodhen shqiptaret, firmat piramidali, 21 janari, gerdeci, doni me???? dhe disa njerez akoma duan berishen ne pushtet.....KULMIIIIIIIIII
PërgjigjuVeliue ka vrar kafsh me tonelat... dhe i ka mar leket ne xhep edhe se europa i dha lek qe te kujdeseshe per qente.. ai i ka torturuar. tregon ca morali ka erjoni.. un spo them shae..bej cfare te duash...por ta besh erjonin sikur esht ndonji i shenjt? mendoni njicik... mos u beni kaq te let te propagandoheni... rama berisha.. te gjith jan kriminel...
Vazhdon aktivitetin pisoleta politike e saliut,,,skapi i plepave po i kethen nderet sali germadhes...ne shqiperu eshte krijuar republika e prokuroreve te plepave. .nje shenje e mire e kethimit te neofashisteve shqipetare
PërgjigjuQe ta dini popull Nest Angoni ky person "anonim" per publikun nuk është se vet Edi Rama. Ne zhdo lloj shteti letrat anonime nuk merren kur si prove edhe pse ato mund te jene 100% te sakta. Kurse ne kete rast është perdorur si prove , teper e turpshme edhe pse erjoni e meriton sepse ka vjedhur pa fund. Pasuria e tij arrinë 1 ose 2 MILIARD EURO. Rradhen e ka ..........
PërgjigjuRdhèn e ka : Belinda Balluku , Sali Berisha KRYEKRIMINELI , Tritan Shehu , Nasip Naço , Niko Peleshi , Flamur Noka KRYEKRIMINELI , NDRIKULLA Ogerta Manastirliu , Petrit Vasili , Blendi Gonxhe , Argita , Xen Berisha , Eduard Halimi (MIU i PUSETAVE ) , që e la Politikén etj etj etj etj etj etj etj FJNDËRRINA dhe FËLLIQSIRA që GRABISIN SHQIPËRINË !!
PërgjigjuPo mua me harruat o la
shto edhe Kumbaron
Me vjen mir qe nje hajdut me pak te mari ate qe meriton, bravo atyre qe bene te mundur arrestimin e tij
PërgjigjuCOJINI VELIAJT BICIKLETEN E VET TE BEJE XHIRO NE BURG,,,,DONTE TE NA BENTE BUDALLENJ KUR SHKONTE NE PUNE ME BICIKLETE,,,NJESOJ SI SALIU QE JETONTE ME SHTEPI 2 E GUZHINE,,,APO RAMA QE JETONTE NE SHTEPI ME QERA.....
PërgjigjuU DESH VIZITA E KETIJ DE CIVITES TEK PD,,QE TE ARRESTOHEJ VELIAJ,,,SE NE FILLIM NUK DONIN,,,E LABE TE LIRE ME 100 AJUZA PER VJEDHJE,,E PERGJIME....EDI RAMA JEP DOREHEQJE. SE JE VETE ME GJITHE QEVERINE I KORRUPTUAR....DERISA MORE KRIFCEN TE KORRUPTUAREN DHE E FUTE NE KRYEMINISTRI,, NA TREGOVE QE JE I KORRUPTUAR,,,KUR DUHEJ TA COJE ATE KRIFCEN NE NDJEKJE PENALE .. ..
PërgjigjuEdhe me shum do fitoj rama Juve do pellcosni nga inati. Se kto vjedhje kujtoni kohen e atoj hajdutit tuaj ju,dhe kujtoni qe te gjith jà njesoj.
Rrallën e ka belinda. Flm Klm SPAK!
PërgjigjuPo balla apo mbrapa belindes,si eshte radha?
Te nxjerrin emrin e anonimit. Super skandal, nuk dua ta dij fare ne burg te kalbet nese ka vjedh e ka abuzu detyren por jo me letra anonime e me njerez qe nuk ekzistojne. Keta po i vene minat nga brenda drejtesise se re.
PërgjigjuPrefekti Shkodres
Dita njemije o Nesti Angoni! Nesti Angoni for President! :)
Përgjigjumenduam se beri shaka kur tha qe do varej me nje nga pemet qe ka mbjell.
PërgjigjuNje tjeter show nga spak.
PërgjigjuSapun Rrogozhinë.......
Përgjigjugol golgol goooooooooooooooooooooooooooooooooool goooooooooooooooooooooool goooooooooool SHQIPERIA
Përgjigjua sa mire ti behet te tjeret vafshin sa me shpejt nga pas se na rropen per se gjalli
PërgjigjuNuk e krun njeri me newt angonin
PërgjigjuPrsh. Redaksia arrest shpie per banditin veliaj eshte mase ebute,paraburgim eshte varjanti iduhur ky parazit me skuadren dhe ushtria militante me ne krye bablokun vattanin ekan massakru. Enddrra shqipetare eshte Europeans union.
PërgjigjuBravo Spak. Tani arrestoni Berishen e Ramen qe te shpetoje Shqiperia.
PërgjigjuEdhe do bene Tanin kyeminister
Po Pra po bravo qe arrestut nje njeri me leter anonime. Po mos ishte per ramen me veliajn do ishit mos per,gjynof sdobju hullte njeri qyrrat.
Mire ja bene
PërgjigjuAi qe rilindi tironen arrestohet per nje leter anonime. Ky esht kulmi.
PërgjigjuPo normale per ju pun esht vetem te fitosh ne kurriz te tjereve,dhe te rrini ul neper kafe,se me punu as se dini Ca don me tho. Bravo veliaj per cdo gje
Po rilindi pjellen e vet dhe mbushi tironen me katunare si puna vet
Ne koke te shefit te tij