Ajola Xoxa është kthyer në Tiranë për të zbatuar masën e sigurisë arrest shtëpie të caktuar ndaj saj me vendim të GJKKO. Bashkëshortja e kryebashkiakut ishte në Itali për kurim dhe pasi është njoftuar për masën e sigurisë të vendosur ndaj saj, Xoxa u kthye në Tiranë me një fluturim nga Roma mbrëmjen e sotme, 10 shkurt.
Shqiptarja.com sjell me video momentin kur Xoxa u fut në makinën e Policisë së Tiranës. Ajo është shoqëruar nga agjentë të BKH, të cilët do të ekzekutojnë edhe masën arrest shtëpie të vendosur ndaj saj.
SPAK e akuzon Xoxën për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehja pasurie.
Lajmi kryesor:
SPAK arreston kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule! 'Arrest shtëpie' për Ajola Xoxën, 'detyrim me paraqitje' për 5 biznesmenë (EMRAT + VIDEO)
SI.E./Xh.K/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)