EMRAT/ Ndezën zjarr në tokat e tyre, por flakët dolën jashtë kontrollit! Vihen në pranga dy 'piromanët' në Himarë (VIDEO)

4 Tetor 2023, 09:20| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 09:22

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Himarës, pasi ndezën zjarr në tokat e tyre, por situata u doli jashtë kontrollit duke përfshirë nga flakët tokat përreth.

Kristo Duka, 56 vjeç, dhe Dino Shehu, 37 vjeç, janë vënë në pranga si përgjegjës për dy raste zjarri.

Në rastin e 56-vjeçarit, flakët u përhapën pasi ai ndezi zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj, një sipërfaqe pylli dhe 15 koshere bletësh në pronësi të tij.

Ndërsa 37-vjeçari, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Shënvasil, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?