VLORË- Katër mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), janë sekuestruar nga policia e Vlorës.
Në pranga ka rënë Petrit Ndoji, 51-vjeç, banues në Lezhës, të cilit ju gjetën 4 minat në kroskotin e makinës tip ‘Ford Fiesta’ me të cilën po udhëtonte në rrugën ‘Gjergj Kastrioti’. Policia ka dyshime se minat do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale. Këto mina u sekuestruan në kuadër të operacionit “Knock Out 3”.
Policia ndau pamjet nga momenti i operacionit kur neutralizohet nga forcat blu 51-vjeçari, të cilit i gjetën të fshehura lëndët eksplozive.
'Shërbimet e Policisë, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ndaluan automjetin tip “Ford Fiesta”, që drejtonte i arrestuari. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.'- njofton policia.
Më 10 gusht në pranga të policisë në kuadër të një operacioni të ngjashëm, po në Vlorë, u arrestua xhaxhai bashkë me nipin të cilët kishin dy mina me telekomandë me vete brenda në makinë.
Policia arrestoi Fatjon dhe Ergys Gjonaj, 33 dhe 19 vjeç, banues të Laç, të cilëve ju gjetën në kroskotin e makinës dy minat me telekomandë. Këto mina ishin të programuara për shpërthim në distancë dhe sipas policisë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale dhe ishin të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatorë për shpërthim. Këto mina u sekuestruan në kuadër të operacionit “Knock Out 2”.
Ndërsa në kuadër të operacionit 'Knock Out' në shkurt të këtij viti prangosën Bledar Ukshini, 31-vjeç dhe Ardit Qamluku, 21-vjeç, të arrestuar po nga policia e Vlorës, pasi u kapën me 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë.
Sipas policisë dyshohet se 2 të rinjtë, që u prangosën në një lokal, në lagjen “28 Nëntori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do t’i shisnin minat, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 000 euro.
Katër minat me telekomandë që iu kapën Petrit Ndojit nga Lezha do të shiteshin për 10 mijë euro.
Minat me telekomandë me eksploziv C4, ishin fshehur në kroskotin e automjetit tip ‘Ford Fiesta’ me të cilën po udhëtonte në rrugën ‘Gjergj Kastrioti’ ku dhe u krye arrestimi.
Ndërhyrja e policisë ka ardhur sapo Petrit Ndoji është futur në qytetin bregdetar aty ku do dorëzonte minat.
Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se ka dyshime që 51-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal merrte minat me telekomandë në zonën e Milotit dhe nga aty i shiste në Vlorë për llogari të grupeve kriminale. Edhe 4 minat që u kapën do shiteshin për 10 mijë euro, mëson Tv klan.
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 51-vjeçarit Petrit Ndoji në Vlorë, pasi iu gjetën në automjetin ku udhëtonte 4 mina me telekomandë me eksploziv C4. Siç, shihet në video dy furgona i prenë rrugën makinës ku udhëtonte 51-vjeçari nga Lezha dhe nga aty dalin efektivë të armatosur.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti aksionin e suksesshëm të strukturave të policisë së Vlorës, të cilat neutralizuan një grup të rrezikshëm kriminal, "i cili dyshohet se kishte në plan akte të rënda kriminale dhe terroriste, përmes përdorimit të lëndëve plasëse"
Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan disa mina me telekomandë dhe një shtetas u arrestua gjatë këtij aksioni, pasi kishte vendosur eksploziv C4 poshtë një makine.
Ministri Balla ka përshëndetur menjëherë strukturat e policisë së Vlorës me atë në një postimi në Facebook:
“Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë, duke parandaluar kështu ngjarje të rënda kriminale dhe terrori, për shkak të përdorimit të lëndëve plasëse".
Gjithashtu Ministri Balla ka vlerësuar angazhimin e strukturave të policisë së Vlorës, në parandalimin, zbulimin dhe neutralizimin e akteve kriminale dhe për kapjen e autorëve të tyre.
“Kam besim se Policia e Vlorës do të bëjë detyrën edhe në zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar,” – shprehet Ministri i Brendshëm në statusin e tij përgëzues për policinë e Vlorës.
Balla thekson gjithashtu se “qytetarët presin më shumë prej nesh”, duke nënkuptuar angazhimin e të gjitha strukturave të tjera në luftën kundër fenomeneve të krimit në vend.
/Knock Out-1,2,3/.U kapen /postieret/,por akoma nuk eshte zbuluar baza qe i prodhon dhe bleresi,megjithese kam pershtypjen qe ne te tre rastet eshte e njejta dore.Nje gje me intrigon:Si shpjegohet qe ua gjeten ne te dy rastet te fshehura pikerisht ne kroskot? Duket sikur policia dinte per cfare te kerkonte e ku te kerkonte?!
PërgjigjuPse kan dal zera qe keto operacione e kan zanafillen ndryshe, nje mik nga nikla thot se drejtuesit ne vlor fusin spiunin per te bler mina dhe e kapin po vet per te ber shou. Gojet e liga flasin mos harro
PërgjigjuBravo cuna...zoti minister ne letra marrin 1milion lek ATO polic por realisht 58mij lek esht rroga QE cojn ne shpi..sektori me I papaguar esht marin me Pak lek se policiaa e rendit.
PërgjigjuQenka nis lezhjani ne Vlore, me urdher te qoftelargut,per terror. Respekt per rezultatin e punes se policise.
PërgjigjuKeta zgjebsat e komasiratit vlore slan me zorraxhi pa kapur me spiuna qe i sjellin per shitje minash bashkpuntoret e letyre letyrave dhe e bejn si operacion ,oparicion quhet keur kapni ne flagranc shitsin dhe blersin jo vegem shitsat idiota
PërgjigjuNormale se realisjt bleres nuk ka, i bejn keto pune vet sa per zhurme
O polici e koruptu po pse si lini kush do i blinte dhe ti kapnit maskarenj o minister shkrieni policine e vlores nga polici me i thjesht e tek me i larti te kesh rezultat . Beje kur e kish sokol mulosmani qe gjithe gangot u bene spiuna