SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit pas zbërthimeve të mesazheve në SKY ECC.
Report Tv mëson se pjesë e dosjes është edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit ndaj të cilës u firmos masa e sigurisë detyrim me paraqitje.
Mësohet se në pranga të policisë, kanë rënë deri tani Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçanin, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Si dhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.
Lajmi kryesor:
SPAK zbërthen 'SKY', arrestohet Erzen Breçani, i biri dhe zyrtarë policie! Në kërkim Ervin Mata! Akuza për grup kriminal: Nga trafiku i drogës te sigurimi i kushteve për vrasje
M.Q.//ReportTv.al