SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste këtë të hënë (20 nentor 2023) për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa janë ekzekutuar katër prej tyre. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
Po ashtu, është arrestuar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Report Tv mëson se urdhër-arreste janë lëshuar edhe për 6 punonjës dhe ish-punonjës të tjerë të policisë.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit "Metamorfoza", është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Report Tv mëson dhe lidhjen e fisit Breçani me Matën. Djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.
Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar "SKY ECC" rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.
E shoqëruar
*Ndiqni zhvillimet për më shumë detaje mbi operacionin
Ervin Mata i kërkuar nga policia sot si i përfshirë në grup kriminal, ka qenë një nga personat e shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në ambientet e lokalit "Monopol" në zonën e ish-bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit, 2018 ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elio Hato.
Mata u vetëdorëzua në policinë e Tiranës në 2 mars 2019 pas disa muajsh në kërkim. Atëherë gjatë marrjes në pyetje tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës. Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori ndërsa prokuroria kërkoi arrest me burg mbi Matën.
Në qershor 2021 Ervin Mata, Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku u dënuan me nga 6 muaj burg për moskallëzim krimi që iu reduktua me 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim u konvertua në 100 ditë pune në interes të komunitetit.
Në mungesë u gjykua ish komandoja Mervjol Bilo, i cili, sipas vendimit të gjykatës kishte qëlluar në kushtet e vetëmbrotjes. Bilo u dënua në mungesë me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Për të gjykata e Tiranës vendosi që dënimin me burg ta konvertojë në shërbim prove.
SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit pas zbërthimeve të mesazheve në SKY ECC.
Report Tv mëson se pjesë e dosjes është edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit ndaj të cilës u firmos masa e sigurisë detyrim me paraqitje.
Mësohet se në pranga të policisë, kanë rënë deri tani Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçanin, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Si dhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.
Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, duke komentuar aksionin e SPAK për goditjen e një grupi kriminal nga zbërthimi i mesazheve në SKY ECC, tha se ky është vetëm fillimi.
Softa tha se do të ketë edhe emra të tjerë të njohur të policisë së shteti, si funksionarë dhe ish-funksionarë që mund të arrestohen. Sipas Softës prokuroria duhet të vërtetojë akuzat e ngritura pasi akuzat janë shumë të rënda, ndërsa mori një shembull për ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin.
‘Është një server i ruajtur nga shteti francez. Zbërthimet kanë sjellë përgjime dhe zbardhje të ngjarjeve të ndryshme fatkeqësisht përfshihen dhe funksionarë të policisë së shtetit. Po flasim për një Metamorfoza 2. Operacioni ende në zhvillim e sipër, deri tani kemi dy emra të lakuar ish-nëndrejtori i policisë së Tiranë sapo ishte shefi i komisariatit nr.2 dhe ish shefi i krimin e në komisariatin nr.2 dhe aktualisht shef i krimeve në komisariatin nr.6. Akuzat janë të rënda. Breçani ka akuza të rena pasi ka qenë një nge njerëzit më profesionist të asaj fushe. I takon drejtësisë e cila duhet të japë prova dhe ti vërtetojë këto përgjime.
Ky është vetëm fillimi do të kemi emra të njohur për njerëz që kanë qenë funksionarë dhe janë funksionarë. Do të jetë një periudhë ku do të kemi arrestime të bujshme me persona të njohur të policisë apo organeve ligjzbatuese. Janë operacione surprizë. Breçani ka pasur autoritet dhe ndihem i surprizuar për të. Këto aplikacione apo hetimi që ka bërë SPAK ka arritur në këtë përfundim. Flasim për grup të strukturuar.'- tha Softa.
Disa prej urdhër-arresteve të lëshuara në kuadër të operacionit të SPAK për të goditur një grup kriminal që u zbulua pas përgjimeve në aplikacionin 'Sky-Ecc' janë për zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë.
Gazetari i Report Tv Trazhgim Sokolaj thotë se disa prej zyrtarëve të policisë për të cilët është lëshuar urdhër arresti kanë dhënë dorëheqjen disa ditë më parë dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
“Disa punonjës policie që janë të përfshirë në këto biseda kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk ka informacione mbi vendndodhjen e tyre”, tha Sokolaj në një lidhje me skype për Report Tv.
SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste për të goditur një grup të struktuar kriminal. Mes të arrestuarve është edhe Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.
Në kërkim është edhe Ervin Mata. Përveçse të kërkuar si të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, Report Tv mëson se Breçani dhe Mata kanë edhe lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.
Gazetari i Report Tv Trazhgim Sokolaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK që është ndërmarrë këtë mbrëmje për të ekzekutuar 11 urdhër arreste për disa persona të akuzuar si të përfshirë në një grup kriminal. Sipas tij, pas përgjimeve të mesazheve në aplikacionin 'Sky-Ecc' krahas 11 urdhër-arresteve që po ekzekutohen këtë mbrëmje, në kuadër të këtij operacioni janë duke u hetuar 56 efektivë policie.
“Është një proces hetimor që vazhdon. Kanë dalë në skenë disa emra personazhe jo vetëm të njohur, por edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë së shtetit, të cilët nga komunikimet dhe bisedat e SPAK rezultojnë si të implikuar. Ka një numër efektivësh që kanë rezultuar të implikuar në aktivitet kriminal qoftë korrupsion si pasojë e zbardhjes së mesazheve që fillimisht janë përpunuar nga hetues belg dhe francez. Në varësi të aktivitetit ku kanë vepruar këta persona, këto mesazhe janë ndarë nga policia franceze dhe belge me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete të tjera. Breçani, një ish-zyrtar i spikatur në policinë e shtetit. Kemi Ervin Matën që është në kërkim prej disa vitesh. Bëhet fjalë për disa punonjës policie...
Ky është degëzim i Metamorfozës, nuk është vazhdim. Ka rreth 56 efektivë që janë duke u hetuar për shkak të këtyre mesazheve dhe komunikimeve që kanë pasur në platformat e kriptuara që përdoren për t’ju shmangur krimit. Ky është hetim jo i zakonshëm. Indiciet apo baza nga nisen hetuesit dhe prokurorët janë disa mesazhe që kuptohet siç po rezulton nga goditjet e SPAK janë mesazhe që shkëmbehen nga elementë të lartë të zbatimit të ligjit, si policë, prokurorë, apo persona me bekgraund kriminal. Provat e marra në aplikacione janë të paligjshme në aspektin procedurial për t’u përdorur“, tha gazetari në një lidhje skype për Report Tv.
Erzen Breçani, është arrestuar nga policia, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për pastrim parash dhe për përkrahje të autorit të krimit. Por emri i tij nuk është i panjohur për qytetarët, pasi pavarësisht lidhjeve të qarta politike dhe tani dyshohen edhe lidhjet me krimin, Breçani është paraqitur shpesh nëpër studio televizive si ekspert dhe opinionist i pavarur!
Erzen Breçan, ish-drejtuesi i policisë së Tiranës, pas largimit të qeverisë Berisha, 2013, u përqendrua në aktivitetin e tij të një Security privat ndërsa emri i tij spikati në debatin me ish ministrin Samir Tahiri teksa kërkohej të largoheshin nga pallati banorët tek rruga "Margarita Tutulani".
Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale”. Asokohe Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizoti si dhe konfirmimin që i ka bërë kësaj bisede në prokurori, vetë Erzen Breçani.
Ky i fundit ishte telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji. Erzen Breçani njihet si një ndër besnikët e Sali Berishës që e ka shoqëruar në çdo protestë dhe aksion politik në Tiranë.
Në zgjedhjet parlamentare të 2013 ai u shfaq në listën e kandidatëve të PD-së. Erzen Breçani njihet si një ndër besnikët e Sali Berishës që e ka shoqëruar në çdo protestë dhe aksion politik në Tiranë. Në dhjetor të vitit të kaluar ai ishte pranë Sali Berishës gjatë protestës në bulevard kur ish-kryeministrin e goditi një protestues.
SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste të cilët akuzohen për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.
Report Tv mëson se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Nga informacionet paraprake dyshohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit Metamorfoza, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit.
Ervis Martinaj dhe Ervin Mataj
Burime për Report Tv bëjnë me dije se është lëshuar urdhër-arresti edhe për Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen e bujshme që ka pasur me Ervis Martinajn në 2018 në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një nga shoqëruesit e Martinjat, Fabian Gaxha nga ish-komandoja Merviol Bilo. Ervin Mata është në kërkim nga policia.
SPAK ka lëshuar në total 11 urdhër arreste, mes tyre edhe edhe për Erzen Breçanin, ish-drejtues i policisë në kohën e qeverisjes së Berishës, djalin e tij të madh, si dhe shefin e krimeve në komisariatin nr6.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se akuzat janë nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.
Vrasja e Fabian Gaxhës 'Monopol'
Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok më 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.
Pas hetimeve Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish komandon Merviol Bilon, i akuzuar për plagosjen e rëndë të Elion Hato. Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Megjithatë edhe pse ishte në kërkim dhe i pa arrestuar asnjëherë në lidhje më këtë ngjarje, Bilo nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove.
Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Merviol Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta dhe u gjykua për plagosje në kushtet e vetëmbrojtjes. Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas prokurorisë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok. Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës.
Report Tv mëson se SPAK ka arrestuar shefin e Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.
Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale. Një prej akuzave të ngritura është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.
Report Tv mëson se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie.
Erzen Breçaani
Operacioni madhor i SPAK, këtë mbrëmje, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste, mes tyre për ish-drejtorin e Policissë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalin e tij, ka ardhur si rrjedhojë e zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky-Ecc”.
Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.
Report Tv ka mësuar akuzat ndaj 11 të dyshuarve për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste përfshirë këtu edhe ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin
Burime bëjnë me dije se akuzat janë nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.
Ish-drejtori i policisë në kohë të qeverisjes së Berishës, Erzen Breçani akuzohet bashkë me djalin e tij për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.
Në kuadër të operacionit të SPAK të ndërmarrë këtë mbrëmje në Tiranë, krahas ish-drejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani, ka rënë në pranga edhe djali i tij i madh Eralbi Breçani. Breçani dhe i biri akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
Jane te gjithe plehrat qe ka instaluar Berisha ne sistem dhe nje pjese e ketyre plehrave eshte akoma ne vende kyce. Duke filluar qe nga drejtesia e plepave qe nxorri gjykatse prokurore etj me kurse gjashte mujore e duke vazhduar me krere policie garde e struktura te tjera ishin ushtria e Salihit per ta mbajtur ate ne pushtet per jete dhe duke e mbrojtur ate per ti lene dore te lire per korrupsion,kercenime e deri tek vrasjet. Zbriti barinjte nga malet e i vuri ne krye te vendit. Ne keto momente nuk do doja te ishim nje shtet si perendimi por nje shtet si ne kohen e xhaxhit, vetem per pak kohe , sa ti varnin tek sheshi keto kriminele gjakpires te pangopur. Ne vetem pak vite vodhen pasurite e Shqiptareve ashtu si kurre me pare. Po, sistemi komunist i beri koperativat, i mori tokat e pronareve por nuk i moren per vete, aty jane tokat, aty ishte gjithe djersa e popullit qe e vodhen keto qe erdhen. Ai sistem nuk i dogji dokumentat e pronesive, aty ishin,por i zhduken keto qe erdhen, ai sistem nuk zhduku as gjurmet e faktet e krimeve te tyre , por erdhen keto qe fshehen apo u perpoqen te fshehin cdo krim,vjedhje etj etj.
PërgjigjuDhe mburen akoma keta jemi te rilindjes thon
PërgjigjuE tmerrshme ne doren e kujt ka rene siguria publike dhe mrojtja e qyretareve ne Shqiperi.
Përgjigjuky qe na jepte men neper televizione, ky bastard, djali i te cilit gjymtoi nje vajze dhe si hyri gjemb ne kembe...a funderrina shpellare qe keni zaptu ket vend !
Përgjigjumbylljani dhe licensen e sigurity private qe ka ky palaco brecani...a ka mundesi te te ruaje krimineli dhe trafikanti, kurre...
Përgjigjumeqe qenkka nip i gjin gjonit,,te arrestohet dhe ai qeni tjeter gjingjoni dhe tu sekuedtrohet pasuria gjer te lidheset e kepuceve...
PërgjigjuO EDI RAMA,,,DUHET TI VESH FRERE MAOLOKERISE,,,SEPSE JANE TE PABESE,,PO ZENE TOKA PRONARESH NE TIRANW,,DURRES,LEZHE,,ETJ..DHE PO NDRERTOJNE ASHTU SI E KANE KOKEN E TYRE...PERZEJI NGA KETO QYTETE,,,SE NUK VJEN TURISTI KUR SHIKON SHTEPITE E KETYRE QENVE....ptu race e poshter....rrace idiote dhe injorante...
PërgjigjuCFARE POLICASH JANE KETA MORE,,KETA JANE KRIMINELE TE LINDUR,,,MALOK TE POSHTER...PASTROJE POLICINE NGA KETA KRIMINELE O RAMA...robt ku ti kene keta ndyresira...keta jane mallkimi i nje kombi...
PërgjigjuNjëri i keq ky mirë ja bën spaku këtyre. Vazhdo spak deri në fund se mirë e ke nisur.
PërgjigjuPerderisa shumica jan arratisur krimi i ka rrenjet e thella ne cdo hallke te policise dhe qeverise
PërgjigjuJalla ky eksperti more qe na e xirrnit pernat ne ekran si njeri te kulluar.turp per median qe xjerr njerz pa kriter
PërgjigjuKy mumja eshte i mener bur qe per me teper ne polici ska qene kurkushi
Bravo Anna. Nate prr nate brecani si njeri i kulluar me demek. Turpi mediave qe vente brecan gagaci dhr na jepte mend.
Se ka qene pjese e policise mendoj duhet te marri denimin me ekstrem te mundshem. Perndryshe rrezikon dhe policia te demoralizohet komplet, pak e demoralizuar eshte per momentin. Te hetohet dhe pse cunin e ka ne liri, se i keputi kemben tjetres.
PërgjigjuPer 2 dit i keni ne shtepi keta horra ...ska gjykat ti denoj ket vend e ka marr lumi o popull ..prokuror e gjykatesa jan miq me banditat
PërgjigjuKta ishin shteti mafioz kta ishin demokratet ka shumë, e shumë të tjere do dalin, pronarë mediash biznesmene drejtues policie dhe shish etj etj mafioze qe ja kan pire gjakun Shqiptarve.
PërgjigjuMe sa duket SPAK po kthehet ne SPAÇ (te Burrelit)
PërgjigjuËshtë turp që në rradhët e strukturavejan lejuar, e lejohen njërëz të tillë.Ata nuk lindën të till por i bëri politika nga të dy krahët.Nuk luftohet veprimtaria keqëbërse me limona të shtrydhur,të kalbur e profesionist vetëm për tu pasuruar e bashkëvepruar me krimin.Nuk nisem nga emrat por nga shfaqia në shoqëri,veprimet etyre në element të demokracis dhe në emër të saj.Kush ipasuroj këta ushtarakë dhe si,.A është partia në pushtet epredispozuar për të ndarë shapin nga sheqeri, unë mendoj që jo.Ka hyrë krimbi keq.Dëgjoni zërin e qytetarëve,ministër ibrënshëm ki kujdes se ata që ke për rreth kan parë shumë si ty.
PërgjigjuKy dedan gjoni eshte nipi i gjin gjonit.keta vrasin e presin cdo dite e ore
PërgjigjuMos harroj Spaku qe Rama i ka dhen koncesione hidroventralesh ketij kafshesper prodhimin prodhimin e energjise elektrike kontrolloni procedurat koncesionit
PërgjigjuNuk ka fytyrë më të degjeneruar se ky Breçani .
PërgjigjuO SPAku ju lumte dora,i biri brecanit e aksidentoi nje vajze dhe e la curuke ndersa vet ja hodhi paq sikur te kishte shtypur pula e jo njerez. Bravo bravo bravo.nuk arri ta besoj qe keni goditur njerez te paprekshem deri sot
Po Ard Veliu si e ka dosjen apo ja pastruat
PërgjigjuAi per kete pune dha doreheqjen dhe tani me shume mundesi do jet jashte Shqiprie se nuk eshte budall te rrije ketu!
Qe u arrestua ky kriminel qe delte ne studio tu dhan mend e i biri tij ja preu kembet mes tiranes me makin asaj zonjes 7 zen
PërgjigjuShkoni te rajoni kamzes qe policia po lejo ndertimet pa leje krimi po ben zap shefat e zonave e ca ka ne rajon brenda jan be njish me qutetart qe po zaptojn toka hapsina publike kudo
PërgjigjuMos na Fiken ardi veliun mor aman. Mase te vjen dita dhe ty se e di gjithe shqiperia qe ishe ushtar i vis martinit e i bajrave
PërgjigjuSa të ka ec kungulli nëpër ujë o Dedan Gjoni?!!
PërgjigjuSa ishte Xhin Xhoni ishte shaluar Dedani, por vertete çudi qe mbijetoi kaq gjate pas ikjes se tij.
E kuptuat tani pse Berisha s'duhet ne asnje menyre te vije me ne pushtet? Se ka per ta zhytur vendin edhe me keq se 1997. Dhe e kuptuan keta te medias qe jo cdo langaraq mund te thirret si ekspert neper studio?
PërgjigjuJu befte dita njemije Altin DumanitMe me fund doli nje hero nga kjo toke e helmuar!
PërgjigjuPrej injorances tende dhe te sojit tend, ky popull nuk ben kurre perpara! Qe ju thurni lavde mafiozeve
Ja keta jane ish drejtuesat e Sali mandates, trafikant ,vrases , organizate kriminale,se kuptoj si ka shpetuar kryebanditi Kulicaj qe dilte xhiro me porsche te vjedhur??
PërgjigjuQeni I Sali Vicidolit. Na hiqej i paster qelibar neper studio televizive.
PërgjigjuDon zoti avash avash bahen punt e mira
PërgjigjuKrye krimineli Brecani ushtari injorant i Sali non grates,vrases,baron droge dhe hajdut i ndyre.
PërgjigjuKy djalii ketij Pseudo Policit i preu kemben tjtres ne mes te Tiranes. Del dhe tv jep dhe mendje… gjynah nga Zoti ishin ne hallin e tyre..
PërgjigjuKëta janë klysh të Salihit, të ngordhin n‘biruc.
Përgjigju